2010-08-10 16:34:53

Në Rusi 62 viktima e vijon lufta kundër rrezikut atomik për shkak të stuhisë së zjarreve


Është ngritur në 62 numri i viktimave shkaktuar nga vala e zjarreve në Rusi. Zyra evropiane e Organizatës Botërore e Shëndetësisë shpjegon se deri tani janë 700 persona të shtruar në spitale apo që kanë marrë mjekimet urgjente pranë strukturave shëndetësore ruse.
Kështu në Rusi forcat e shpëtimit po përpiqen të pengojnë përhapjen e zjarreve në reaktorët atomikë dhe në zonat e ndotura me radioaktivitet. Rreth 500 kilometra larg Moskës një ushtar humbi jetën, kur një dru që digjej ra mbi të. Zyrtarisht numri i të vdekurve ka kaluar të 50 vetët, ndërkohë që zjarret kanë kapur një sipërfaqe prej 2000 kilometrash katrorë. Ende vazhdon të jetë e rrezikuar qendra studimore atomike në Sneshinsk si edhe rajoni Osjorsk, ku depozitohen mbeturinat atomike. Presidenti rus, Dmitri Medvedjev u informua të hënën në fshatin Mali Shaplak në Republikën Mali El pranë Vollgës për masat kundër përhapjes së zjarrit. Këtu fshatarët kanë mbajtur në gjendje të mirë rezervuarët e ujit dhe bëjnë vetë roje.
"Ata kanë pritur që drejtuesi i autoritetit pyjor të kthehej nga pushimet. Me sa duket kjo për të ishte e panevojshme, ndoshta është më mirë që ai të vazhdojë të bëjë pushime", kritikoi presidenti rus për të disatën herë defektet në punën e autoriteteve vendore. Moska vazhdon të jetë e mbuluar nga reja e tymit, ndërkohë që përreth qytetit dhe brenda në qytet, nuk mund të shihet më larg se 20 metra. Përqendrimi i monoksidit karbonik (CO) në Moskë e ka tejkaluar së tepërmi vlerën normale të lejuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.