2010-08-10 16:08:08

Myftiu Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit


(10.08.2010 RV)E nga Iraku kalojmë në Kosovë, ku myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët po për fillimin e Ramazanit. Në mesazhin e tij, ai thekson se "agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë ". Ky muaj, vazhdon myftiu, me anë të mirëkuptimit e përkujdesjes për nevojtarët, me anë të solidaritetit, na bën thirrje të jemi më afër Zotit, më tolerantë, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë. Pastrojini shpirtrat nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia dhe të gjitha veprat e liga, përfundon myftiu Tërnava.







All the contents on this site are copyrighted ©.