Me 10 gusht Kisha kremton Shën Lorencin, diakon e martir.
(10.8.2010 RV)Duk shfletuar kalendarin e 10 gushtit, Kisha përkujton Shën Lorencin,
diakon e martir. Lorenci qe diakoni i parë i Kishës së Romës, dhe kishte për
detyrë , ashtu sikur Shtjefni, të ndihmonte e t’u shpërndante të varfërve ndihmat
që mblidhnin të krishterët e qytetit, sipas porosisë së Ungjillit. Për jetën e
Lorencit dihet shumë pak, ndërsa njihet fare mirë vdekja e tij. Në vitin 258, perandori
Valeriani nisi persekutimin kundër të krishterëve. Në gusht të vitit 258 martirizohet
me prerje të kokës vetë Papa Siksti II.Tregohet se Lorenci e pati takuar derisa po
shkonte në martirizim. Me këtë rast Prefekti i perandorisë e ndali Lorencin, të cilit
i kërkoi t’i dorëzonte “thesaret e Kishës”. E Lorenci, pasi u shpërndau të varfërve
lëmoshat e Kishës, e paraqiti para prefektit turmën e të sëmurëve e të skamnorëve
dhe brohoriti: “Ja, këto janë thesaret e Kishës. Nuk pakësohen kurrë e gjithmonë japin
fryte të reja dhe mund t’i gjesh kudo”. Sipas traditës, të një “Passio” (Akti të
martirizimit) të lashtë gjetur nga Shën Ambrozi, Lorenci është djegur për së gjalli
përmbi një skarë e thëngjij të ndezur. Po sipas gjasës, në ditët e para të gushtit
të vitit 258 për shkak të fesë së tij në Krishtin Zot, në kohën e perandorit Valerianit,
iu pre koka, sikur papës Sisktit II, në rrugën romake Tiburtina, ku më vonë Kostandini
do ti ndërtojë një bazilikë madhështore, e cila është restauruar pas bombardimeve
amerikane mbi Romën gjatë luftës së II botërore. Ishte 19 korriku i vitit 1943. Shën
Leoni i Madh, papë, në një homeli, duke treguar dhe përshkruar martirizimin e Shën
Lorencit mbi skarë, tregon:” Derisa e piqnin, ai gjente forcë të bënte shaka me njeriun
që e rrotullonte mbi zjarr, për ta torturuar sa më egërsisht- I thoshte: “A nuk e
shikon se nga kjo anë tashmë jam pjekur si s’ka më mirë? Rrotullomë pra, nga ana tjetër…….”.
Shën Lorenci është pajtori qiellor i të varfërve, e pasi si diakon i ruante librat
e shenjtë, është edhe pajtor i bibliotekarëve, i bibliofilëve e librashitësve. SHËN
LORENCI, diakon dhe martir Festë Qe diakon i Kishës së Romës dhe pësoi martirizimin
në përndjekjen e Valerianit, katër ditë pas martirizimit të papës Sikstit II dhe
të katër diakonëve romakë bashkëpunëtorë të tij. Varri i tij gjendet pranë rrugës
Tiburtina në Kampo Verano, ku Konstandini i madh urdhëroi të ndërtohej bazilika
homonime. Kulti i tij ka qenë i përhapur në Kishë që në shekullin IV. FTESA Ant.
Ejani ta adhurojmë mbretin e martirëve, Krishtin Zot. Ejani t'i këndojmë Zotit,
* t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë. T'i dalim para me falënderje, * t'i
këndojmë këngë hareje! (Ant.) Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, * Mbret i
madhërueshëm mbi të gjithë zotat! Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës,
* të tijat janë edhe majat e maleve, i tiji është deti - ai e krijoi, * duart
e tija e formuan tokën. (Ant.) Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, * të
biem në gjunjë para Zotit që na krijoi! Sepse ai është Hyji ynë, ne jemi populli
i kullosës së tij, * grigja që ai ruan. (Ant.) Oh sikur ta ndienit sot zërin
e tij: * “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë, porsi në ditë të Masës
në shkretëtirë, † kur etërit tuaj më vunë në sprovë: * më provuan megjithëse
i kishin parë veprat e mia. (Ant.) Dyzet vjet më mërziti ajo brezni † e thashë:
'Popull zemërluhatshëm është ky, * që s'i njeh udhët e mia.' Prandaj u përbetova
në hidhërimin tim: * 'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'” (Ant.) Lavdi
Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen. (Ant.) SHËRBESA E LEXIMEVE Himni Mbret plot lavdi i martirëve, kurora
e dëshmitarëve, nga që s’i pranuan tokësorët i çove ndër qiellorët. Fill
veshin tënd mirëdashës zërave tona drejtoja; këndojmë trofetë e shenjta, mos
na i shiko gabimet. Ti ngadhënjen ndër martirët, duke kursyer dëshmuesit, hidhi
poshtë fajet tona, duke dhuruar ndjesën. Na ruaj, Atë mëshirëplotë, dhe,
o Bir, baras me Atin, bashkë me Shpirtin Ngushëllues, që në amshim mbretëroni.
Amen Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare. Ant.
1 Besnikë ndaj emrit të Krishtit deri në derdhje të gjakut, martirët kanë pasur
një shpërblim të amshuar. Psalmi 2 (1-12) Përse paganët çohen peshë * e përse
popujt bluajnë punë të kota? Mbretërit e tokës po ngrihen, * princat me përbetim
çohen kundër Zotit e Mesisë së tij: »Le t’i këputim vargjet e tyre, * le ta
flakim prej nesh zgjedhën e tyre!« Qeshet Ai që selinë e ka në qiell, * i Larti
Zot i përqesh ata! Pastaj u thotë në hidhërimin e vet, * me felgrimin e hidhërimit
të vet i huton: »Unë e kam shuguruar mbretin tim * mbi Sion, malin tim të shenjtë!« Unë
do ta shpall vendimin e Zotit. † Ai më tha: »Ti je im Bir, * unë sot të linda! M’i
kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt, * nën sundimin tënd gjithçka përfshin
toka. Sundo mbi ta me skeptër hekuri * dhe do t’i thyesh porsi vegsha vorbëtari!« E
tash pra, merrni vesh, o mbretër, * mësoni ju që gjykoni dheun! Shërbeni Zotit
me frikë të madhe, * nënshtrohuni Atij me nderim e dridhje, bëni siç kërkon
Ai që të mos hidhërohet * e të sharroni nga udha. Papritmas flakë i ndizet zemërimi.
* Lum zemra e atyre që shpresojnë në Të! Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit
Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant.
1 Besnikë ndaj emrit të Krishtit deri në derdhje të gjakut, martirët kanë pasur
një shpërblim të amshuar. Ant. 2 Të drejtët jetojnë në amshim; Zoti është shpërblimi
i tyre. Psalmi 33 /32/ I (1-11) Galdoni, o të drejtë në Zotin, * të drejtëve
u ka hije lavdërimi! Lavdërojeni Zotin me kitarë, * bini gëzueshëm lirës me
dhjetë korda! Këndoni atij një këngë të re, * përcilleni bukur me citër brohoritjen! Sepse
e drejtë është fjala e Zotit * e të gjitha veprat e tija me besë. E do drejtësinë
e gjyqin, * plot është toka me mirësinë e Zotit. Prej fjalës së Zotit u krijuan
qiejt, * prej frymës së gojës së tij çdo trup qiellor; si në rrëshiq i mbledh
ujërat e detit, * oqeanet i qet në ujëmbledhës. Le të dridhet mbarë Toka para
Zotit, * të gjithë banorët e rruzullit le të druajnë para tij! Sepse ai foli
- gjithçka u bë, * ai urdhëroi - gjithçka u përftua! Zoti i shpartallon synimet
e popujve, * i pështjellon qëllimet e kombeve. Synimi i Zotit qëndron për amshim,
* mendimet e zemrës së tij prej breznie në brezni. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen Ant. 2 Të drejtët jetojnë në amshim; Zoti është shpërblimi i tyre. Ant.
3 Ju keni luftuar për mua në tokë, unë do të jem shpërblimi juaj. II (12-22) Lum
ai komb që për Hyj e ka Zotin, * populli që Zoti e zgjodhi për pronë. Zoti shikon
nga qielli * e i sheh të gjithë bijtë e njerëzve. Prej vendit të vet të shenjtë
* i shqyrton të gjithë banorët e tokës, a i që të gjithëve ua ka krijuar
zemrat * e i kupton të gjitha veprat e tyre. Nuk shpëton mbreti në saje të ushtrisë
së madhe, * as vigani në saje të fuqisë së madhe. Kot e pret fitoren nga kali,
* fuqia e tij e madhe nuk do ta shpëtojë. Qe, sytë e Zotit janë mbi ata që e
druajnë, * mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij: për t’i shpëtuar nga vdekja
* e për t’i ushqyer në kohën e urisë. Shpirti ynë shpreson në Zotin, * ai
është ndihma dhe mburoja jonë. Zemra jonë në të e ka shpresën, * shpresojmë
në Emrin e tij të shenjtë. Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, * sikurse ne shpresojmë
në ty. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 3 Ju keni luftuar për mua në tokë, unë
do të jem shpërblimi juaj. D Shpirti ynë e pret Zotin: C ai është ndihma dhe
mburoja jonë. Leximi i parë Prej Veprave të apostujve 6, 1-6; 8, 1. 4-8 Në
atë kohë, me të rritur të numrit të nxënësve filluan ankesat e hebrenjve që flisnin
greqisht kundër hebrenjve vendas pse në shërbimin e përditshëm po i linin pas dore
vejushat e tyre. Atëherë të Dymbëdhjetët bashkuan në një mbledhje të përgjithshme
nxënësit e u thanë: »Nuk është e drejtë ta lëmë predikimin e fjalës së Hyjit për
të shërbyer në tryezë. Gjeni, pra, o vëllezër, ndër ju shtatë vetë në zë të mirë,
plot me Shpirt Shenjt e me urti, të cilët do t'i caktojmë për këtë detyrë, kurse ne
do t'i kushtohemi krejtësisht uratës dhe shërbesës së fjalës.« Propozimi i pëlqeu
krejt mbledhjes së nxënësve. Ata atëherë zgjodhën Shtjefnin, njeri plot fe e Shpirt
Shenjt, pastaj Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, proselit
prej Antiokisë. Këta i vunë para apostujve. Apostujt, pasi u lutën, vunë duart
mbi ta. Edhe Sauli e dha pëlqimin e vet për vrasjen e Shtjefnit. Po atë ditë
u bë salvim i madh kundër Kishës në Jerusalem. Të gjithë, me përjashtim të apostujve,
u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë e të Samarisë. Ata, pra, të cilët qenë
shpërndarë, shkonin prej një vendi në vend tjetër dhe predikonin Fjalën. Kështu Filipi
zbriti në qytet të Samarisë dhe filloi të predikojë Mesinë. Turmat ua vinin veshin
me kujdes mësimeve të Filipit, sepse i dëgjonin dhe i shikonin shenjat e mrekullueshme
që bënte. E njëmend, prej shumë të djallosurish dilnin shpirtrat e ndytë duke bërtitur
me zë të madh, shëroheshin shumë të paralizuar e të çalë. Dhe u bë gëzim i madh në
atë qytet. Përgjigjja Krh. Mt 10, 32; Gjn 12, 26 C Kushdo pranon para njerëzve
se është imi, * edhe unë do ta pranoj para Atit tim që është në qiell. D Kush do
të më shërbejë, le të vijë mbas meje. Ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori
im; C edhe unë do ta pranoj para Atit tim që është në qiell. Leximi i dytë NGA
“FJALIMET” I SHËN AUGUSTINIT, IPESHKËV (Fjal. 304, 14; PL 38, 1395-1397) Ishte
mbarështues i gjakut të Krishtit Sot kisha e Romës kremton ditën e ngadhënjimit
të Lorencit, ditën në të cilën ai e flaku tej botën e së keqes. E shkeli atë kur
sillej mizorisht dhe plot hidhërim kundër tij dhe e përçmoi kur ajo po e ngashënjente
me joshjet e saja. Në njërin rast dhe në tjetrin e mundi satanin që i nxiste kundër
përndjekjen. Shën Lorenci ishte diakon i kishës së Romës. Ishte mbarështues i gjakut
të Krishtit dhe atje, për shkak të emrit të Krishtit, e derdhi gjakun e tij. Apostulli
i lumtur Gjoni e paraqiti shumë qartë misterin e Darkës së Zotit, duke thënë: “Sikurse
Jezusi e dhuroi jetën e vet për ne. Edhe e kemi detyrë ta japim jetën tonë për
vëllezër.” (1 Gjn 3, 16). Lorenci, vëllezër të dashur, e ka kuptuar gjithë këtë.
E ka kuptuar dhe e ka vënë në praktikë. Dhe vërtet ai e ktheu në këmbim atë që kishte
marrë në atë tryezë. E deshi Krishtin me jetën e tij, dhe i ngjasoi me vdekjen
e tij. Edhe ne, vëllezër, nëse vërtet duam, i ngjasojmë atij. Nuk mund të japim
në këmbim një fryt më të shijshëm të dashurisë sonë, se sa atë të përngjasimit
të Krishtit, i cili “pësoi për ju duke ju lënë shembullin që edhe ju t’i ndiqni gjurmët
e tija.” (1 Pjt 2, 21). Me këtë fjali duket pothuajse apostulli Pjetër dëshiron të
thotë, se Krishti ka vuajtur vetëm për ata që i ndjekin gjurmët e tija, dhe se
vuajtja e Krishtit u bën dobi vetëm atyre që shkojnë pas tij. Martirët e shenjtë e kanë
ndjekur atë deri në derdhjen e gjakut, derisa i kanë përngjarë në mundimin e tij.
E kanë ndjekur martirët, por jo vetëm ata. Dhe vërtetë, pasi ata kaluan, nuk u
ndërpre ura; as nuk u tha burimi, pasi ata pinë. Kopshti i bukur i Zotit, o vëllezër,
ka jo vetëm trëndafila martirësh, por edhe zambakë virgjërash, dredhëza të atyre që jetojnë
në martesë, lule vjollca të të vejave. Asnjë kategori personash nuk duhet të dyshojë
në thirrje e vet: Krishti ka vuajtur për të gjithë. Me vërtetësi të plotë është
shkruar për të: “Vullneti i Atit është që të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe t’ia
arrijnë njohjes së vërtetës.” (1 Tim 2, 4). Pra të mundohemi të kuptojmë në ç’mënyrë,
përveç derdhjes së gjakut, përveç mundimit, mund ta ndjekë i krishteri Mësuesin.
Apostulli, duke folur për Krishtin Zot, thotë: “Ai, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë
e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të” (Fil 2, 6). Sa gjë madhështore! “Por
ia mohoi vetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëzit dhe, për
kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri. E përuli vetveten” (Fil 2, 7-8). Çfarë
përulësie! Krishti është përvujtëruar: ja, o i krishterë, shembullin të cilit duhet
t’i ngjasosh. Krishti është bërë i dëgjueshëm: përse atëherë ti krenohesh? Pasi
kishte kaluar të gjitha shkallët e kësaj përulësie, pasi e mundi vdekjen, Krishti
u ngjit në qiell: të shkojmë pas tij. Ta dëgjojmë Apostullin që thotë: “Nëse, pra
u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është atje, ku gjendet Krishti ndenjur
në fron në të djathtën e Hyjit!” (Kol 3, 1). Përgjigjja Krh. Ps 18 /17/, 3 C
Lorenci martir shpallte me zë të lartë: E adhuroj Hyjin e vërtetë, dhe vetëm atij
i shërbej; * për këtë arsye nuk më frikëson mundimi. D Hyji është Ndihmëtari
im, në të shpresoj. C Për këtë arsye nuk më frikëson mundimi. Himni: Te Deum Ty,
o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë. Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë
të adhuron. Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha, ty kerubinët
e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji
Sabaot! Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate. Ty i apostujve
* kori i lavdishëm, ty i profetëve, * numri i nderueshëm, ty e martirëve * të
lëvdon ushtria. E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë: ty,
o Atë, * i madhërisë së pamasë, dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin
Bir, edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt. Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë. Ti
që je i Atit, * Bir i amshueshëm. Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut,
* nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës. Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes,
* ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit. Ti që rri në të djathtën e Zotit,
* në lavdinë e Atit. Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës Ty, pra, po të lutemi
që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, * të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm. Bëj
që në lumturinë e amshueshme, * të numërohemi ndër shenjtër të tu. Shpëtoje
popullin tënd, o Zot, * e bekoje trashëgimin tënd! Ti ata sundoji * e lartësoji
deri në amshim. Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë. Dhe emrin tënd
e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës. Dënjohu, o Zot, në këtë ditë * të na
ruash pa mëkat. Ki dhimb për ne, o Zot, * ki dhimb për ne! Dhembshuria jote
qoftë mbi ne, o Zot, * sikurse po shpresojmë në ty. Në ty, o Hyj, shpresova,
* e kurrë nuk do të turpërohem. Lutja Dashuria e flaktë ndaj teje, o Zot,
e bëri shën Lorencin diakon besnik në shërbesën tënde e të nderuar në martirizim: bëj
që edhe ne të duam çka ai deshi e të zbatojmë çka ai na mësoi. Nëpër Zotin. LAVDET
E MËNGJESIT Himni Në luftë jo pa gjakderdhje të shën Lorencit Martirit, luftoi
Feja e armatosur gjakun e vet duke derdhur. Ky i pari mes shtatë burrave që
rrinë afër altarit, me gradë diakon i ngritur mbi tjerët është i shquar. Ky
luftëtar shumë trimëror nuk ngjeshi në brez shpatën, por armën armiqsore prapa duke
u kthyer ia kaloi ndihmësit. Kështu, Shën Lorenci, dhe ne synojmë mundimet tua; kushdo
që e lyp me shpirt, shpejt gjen plotësim dëshire. N’kaq qytetar i zgjedhur n’mbretrinë
mahnitëse t’qiellit, në kështjellën e amshueshme, mbart kurorë shpëtimtare. Nderim
Atit me Birin dhe Shpirtin Ngushëllimtar, që ne me pëlqim tëndin t’pajisin
me dafinën e përjetshme. Amen. Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga
autoritetet kishtare. Ant. 1 Në ty mbështetet shpirti im, o Hyj, tani që trupi
im digjet për ty. Psalmi 63 /62/ (2-9) Shpirti i etshëm për Hyjin Kisha ka etje
për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që
rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro). O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim
të kërkoj. * Ka etje për ty shpirti im, ty të dëshiron mishi im, * si toka
e shkretë, e thatë, e paujë, kështu erdha në Shenjtëroren tënde * për ta parë
fuqinë tënde e lavdinë tënde. Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: * buzët
e mia do të të lavdërojnë. Kështu do të të bekoj në jetën time * e në Emrin
tënd do t’i lartësoj duart e mia, do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, * me
buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime. Ty do të të kujtoj edhe në shtratin
tim, * në përgim natën do të mendoj për ty, sepse ti je bërë ndihma ime, * prandaj
do të brohoras nën hijen e krahëve të tu! Shpirti im u mbështet në ty, * e djathta
jote më merr për dore. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë
në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 1 Në ty mbështetet
shpirti im, o Hyj, tani që trupi im digjet për ty. Ant. 2 Engjëlli i Zotit më
liroi prej flakës, në furrën e zjarrtë mbeta i pa lënduar. Kënga Dan 3, 57-88.
56 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët
e tij! (Zb 19, 5). Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, * lëvdojeni dhe
madhërojeni në shekuj! Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, * bekojeni, o qiej,
Zotin. Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, * të gjitha ju, o fuqi, bekojeni
Zotin. Diell e hënë, bekojeni Zotin, * yjet e qiellit, bekojeni Zotin. Të
gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, * të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin. Zjarr
e nxehtësi, bekojeni Zotin, * acar e vapë, bekojeni Zotin. Vesë e brymë, bekojeni
Zotin, * akull e cegëm, bekojeni Zotin. Breshri e borëra, bekojeni Zotin, * net
e ditë, bekojeni Zotin. Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, * vetëtima e re, bekojeni
Zotin. Toka e bekoftë Zotin, * lëvdojeni e madhërojeni në shekuj! Bekojeni,
o male e kodra, Zotin, * bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës. Dete e
lumenj, bekojeni Zotin, * bekojeni, burime, Zotin. Përbindësh e gjithçka lëviz
në ujëra, bekojeni Zotin, * të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin. Kafshë
të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, * bijtë e njeriut, bekojeni Zotin. Bekoje,
o Izrael, Zotin, * lëvdojeni e madhërojeni në shekuj! Priftërinjtë e Zotit,
bekojeni Zotin, * shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin. Shpirtra e frymë të të
drejtëve, bekojeni Zotin, * shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin. Anani,
Azari, Misael, bekojeni Zotin, * lëvdojeni e madhërojeni në shekuj! Të bekojmë
Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; * ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj I bekuar
je ti, o Zot, në kupën qiellore, * i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj! Në
fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit. Ant. 2 Engjëlli i Zotit më liroi prej
flakës, në furrën e zjarrtë mbeta i pa lënduar. Ant. 3 Lorenci martir kështu
lutej: Të falënderoj, o Zot, sepse ti më pranon në shtëpinë tënde. Psalmi
149 (1-9) Festa e miqve të Zotit Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë
në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio). Këndoni Zotit një këngë të re, * këndoni
lavdi në mbledhjen e shenjtërve! Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, * bijtë
e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet! Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle,
* le t’i bien në nder të tij tupanit e citrës, sepse Zoti kënaqet në popullin
e vet, * të përvujtit i nderon me shëlbim. Le të galdojnë të drejtët në lumturi,
* le të brohorasin nga shtrojat e veta! E paçin lavdinë e Zotit në gojë, * e
shpatën dytehëshe në dorë! Për të marrë shpagim mbi paganë, * për t’u dhënë
popujve ndëshkim, për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, * princat e tyre
në zinxhirë të hekurt, për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: * -
ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit
Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant.
3 Lorenci martir kështu lutej: Të falënderoj, o Zot, sepse ti më pranon në shtëpinë
tënde. Leximi i shkurtër 2 Kor 1, 3-5 Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu
Krishtit, Ati i mëshirshëm dhe Hyji që jep çdo ngushëllim. Ai na ngushëllon në
të gjitha vështirësitë tona, që edhe ne të mund t'i ngushëllojmë të gjithë ata që
gjenden në vështirësi, me atë ngushëllim, me të cilin Hyji na ngushëllon ne. Dhe,
vërtet, siç ndikohen pa masë në ne mundimet e Krishtit, po ashtu, nëpër Krishtin, edhe
marrim ngushëllim pa masë të madh. Përgjigjja e shkurtër C Fuqia ime, * kënga
ime është Zoti. Fuqia ime, kënga ime është Zoti. D Ai është shpëtimi im: kënga
ime është Zoti. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Fuqia ime, kënga ime është
Zoti. Kënga ungjillore (Benedictus) Ant. Mos ki frikë, Lorenc, sepse unë jam
me ty; edhe nëse kalon në mes të zjarrit, flaka nuk do të mund të të djegë. Qoftë
bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, * që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet! Ai e
ngriti Shpëtimtarin tonë * në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, sikurse
premtoi kaherë * me gojë të profetëve të tij të shenjtë: se do të na shpëtojë
prej armiqve tanë * dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë; se do të
bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë * e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij
e shenjtë e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë * se do të na
e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë, të çliruar nga duart e armikut * në
shenjtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë. E ti, o djalosh, do
të quhesh profet i të Tejetlartit, * sepse do të shkosh përpara Zotit për t'ia
përgatitur udhët, për ta vënë në dijeni popullin e tij * se Hyji do ta shëlbojë
duke ia falur mëkatet e tija, në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë * që
do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin, për të shndritur ata që gjenden
në errësirë dhe në hijen e vdekjes, * për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e
paqes.“ Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu
tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. Lum ju që jeni të persekutuar për të drejtën: sepse
e juaja është Mbretëria e qiellit. Lutjet e besimtarëve Në bashkim me martirët
e shenjtë të vrarë për shkak të Ungjillit, ta kremtojmë dhe ta thërrasim Shëlbuesin
tonë, dëshmitarin besnik të Hyjit Atë: Ti na shëlbove me gjakun tënd, o Zot. Për
hir të martirëve të tu, të cilët e përqafuan vdekjen si dëshmi të fesë, — na e
jep lirinë e vërtetë të shpirtit. Për hir të martirëve të tu, që e dëshmuan fenë
deri në derdhjen e gjakut, — na e jep një fe të pastër dhe të vërtetë. Për hir
të martirëve të tu, që ecën gjurmëve të tua në udhën e kryqit, — bëj që me qëndresë
t’u bëjmë ballë vështirësive të jetës. Për hir të martirëve të tu, të cilët i lanë
petkat e veta në gjakun e Qengjit, — bëj që t’i mposhtim ngashënjimet e mishit
dhe të botës. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria
jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme,
na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem
në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen. Lutja Dashuria e flaktë ndaj teje,
o Zot, e bëri shën Lorencin diakon besnik në shërbesën tënde e të nderuar në martirizim: bëj
që edhe ne të duam çka ai deshi e të zbatojmë çka ai na mësoi. Nëpër Zotin. ORA
E MESME E Tretë – e gjashtë – e nëntë V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot,
shpejto të më ndihmosh! V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë
në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. Pason himni i përshtatshëm. HIMNI Ora
e tretë Himni Tani neve, o Shpirti i Shenjtë, një me Atin e Birin, denjohu
i gatshëm t’futesh i reshur n’parzëm tonë. Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqise të
ushtojnë duke rrëfyer, me zjarr t’flakrojë dashtënia, nxehtësia t’i ngrohë shokët. Nëpër
ty t’kuptojmë Atin, të njohim edhe Birin, ty Shpirtin e të dyve t’besojmë
në gjitha kohët. Amen. Ora e gjashtë Himni Mbret i fortë, Hyj i vërtetë, që
sundon të gjitha sendet, me ndriçim pajis mëngjesin dhe me zjarr shkëlqen mesditën. Shuaji
flakët e shamatave, flake zjarrin e dëmprurësve, jepu trupave shërimin, dhe
t’vërtetën paqe zemrave. Bëj, o Atë tërë drejtësi, dhe ti Bir baras si Ati, bashkë
me Shpirtin Ngushëllimtar që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen. Ora e nëntë Himni Hyj
i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme, i patrandur në ty mbahesh, kohët e dritës
së përditshme përcakton me shumë mbarësi. Dhe gjatë netëve lësho dritën, që
jeta të mos ndërpritet, por çmimi i vdekjes shenjte të jetë lavdia e përjetshme. Bëj,
o Atë tërë drejtësi, dhe, o Bir, baras si Ati, bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar, të
mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen. Ant. 1 Në luftën e ashpër, Zoti u dha
atyre fitoren, sepse më e fortë se gjithçka është dashuria e tij. Psalmi
118 /117/ I (1-9) Kënga e gëzimit dhe e fitores Jezusi është 'guri që ju, ndërtues,
e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit' (Vap 4, 11). Lavdërojeni Zotin,
sepse është i mirë, * sepse e amshuar është dashuria e tij! Le të thotë tashti
Izraeli, se Ai është i mirë, * e amshuar është dashuria e tij! Le të thotë tani
shtëpia e Aronit, * e amshuar është dashuria e tij! Le të thonë tani ata që
e druajnë Zotin, * e amshuar është dashuria e tij! Në vështirësi e thirra në
ndihmë Zotin, * Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi. Zoti është me mua, * s’druaj
se ka ç’më bën njeriu. Me mua është Zoti, ndihmëtari im, * për asgjë i bëj armiqtë
e mi. Më mirë është të strehohesh te Zoti * se të kesh besim në njerëz. Më
mirë është të strehohesh te Zoti, * se të kesh besim në princa. Lavdi Atit e
Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen Ant. 1 Në luftën e ashpër, Zoti u dha atyre fitoren, sepse
më e fortë se gjithçka është dashuria e tij. Ant. 2. U dhe martirëve të tu,
o Zot, kurorën e të drejtëve dhe një emër të lavdishëm. II (10-18) Më rrethuan
të gjithë paganët, * i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit. Rreth e përqark më
rrethuan, * por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit. Më rrethuan porsi bletët,
† porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, * por i shfarosa në fuqi të Emrit të
Zotit. Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, * Por Zoti qe ndihma
ime. Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, * ai është shpëtimtari im. Ja, britma
gëzimi e ngadhënjimi, * në tendat e të drejtëve: »E djathta e Zotit u madhërua!
† E djathta e Zotit më lartësoi! * E djathta e Zotit u madhërua!« S’do të
vdes, të jetoj dua, * do t’i kumtoj veprat e Zotit! Me ndëshkim të rëndë Zoti
më ndëshkoi, * por nuk më lëshoi në duar të vdekjes. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen Ant. 2. U dhe martirëve të tu, o Zot, kurorën e të drejtëve dhe një emër
të lavdishëm. Ant. 3. Kush mbjell në lot, do të korrë me gëzim. III (19-29) M’i
hapni dyert e drejtësisë, * dua të hyj e t’i thur lavde Zotit. Ja, këtu është
dera e Zotit; * nëpër të do të hyjnë të drejtët. Do të të falënderoj, sepse
më ke vështruar, * dhe u bëre Shpëtimtari im. Guri, që e qitën jashtë përdorimit
ndërtuesit, * erdhi e u bë guri i këndit; Zoti e bëri këtë gjë: * sa mrekulli
për sytë tanë! Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: * të galdojmë e të gëzojmë
në të! Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, * deh, o Zot, jep të mbarën! Bekuar
qoftë ai që vjen në emër të Zotit! * Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit. Hyji
është Zot, ai na ndriçoi: † rendituni të gëzuar në rreshtin kremtor * me rrema
në dorë deri në ballë të elterit! Ti je Hyji im, ty të falënderoj, * Ti je Hyji
im, unë të madhëroj! Shën Lorenci, diakon dhe martir 11 Lavdërojeni Zotin, sepse
është i mirë, * sepse e amshuar është dashuria e tij! Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen Ant. 3. Kush mbjell në lot, do të korrë me gëzim. Ora e tretë Leximi
i shkurtër Krh. 1 Pjt 5, 10-11 Hyji, burimi i çdo hiri, i cili ju grishi në lumturinë
e vet të amshuar në Jezu Krishtin, Ai, mbasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë,
do t’ju përforcojë, do t’ju japë fuqi dhe do t’ju bëjë të patrandshëm. Ai sundoftë
në shekuj të shekujve. Amen! D Shenjtërit shpresuan në Zotin: C në të gjetën
fuqi të pashtershme. Ora e gjashtë Leximi i shkurtër Krh. Heb 11, 33 Shenjtërit
me anë të fesë nënshtruan mbretëri, shtinë në veprim drejtësinë, fituan premtimet
në Krishtin Jezus Zotin tonë. D Për një kohë të shkurtër keni qenë në provë: C
vuajtja juaj do të kthehet në gëzim. Ora e nëntë Leximi i shkurtër Krh. Urt
3, 1-2a. 3b Shpirtrat e të drejtëve janë në dorën e Hyjit dhe ata s'do t'i prekë
asfarë vështirësie e vdekjes. Syve të të marrëve u dukën se vdiqën: kurse ata janë
në paqe. D Kthehen në gëzimin e korrjes, C u këndojnë mrekullive të Zotit. Lutja Dashuria
e flaktë ndaj teje, o Zot, e bëri shën Lorencin diakon besnik në shërbesën tënde e
të nderuar në martirizim: bëj që edhe ne të duam çka ai deshi e të zbatojmë çka
ai na mësoi. Nëpër Zotin. LUTJET E MBRËMJES II Himni Kremtojmë ngadhënjimin
e martirit t’Krishtit, që përbuz t’vdekshmet dhunti të botës, ndihmon të zhveshurit,
e u jep nevojtarëve ushqime e pare. N’zjarr heq tortura, i ndezur nga qëndresa e
fortë e zemrës mposht flakët kërcënuese t’zjarreve pareshtur nga dashuria e
jetës së lumnueshme. Shpirtin e mori kori i engjëllorëve, në qiell e mbarti
për ta kurorëzuar, duke iu lutur Hyjit t’gjithpushtetshëm, njerëzve t’u lehtësojë
fajet. Me urata e kushte dendur pra të lypim: lutu, o martir, për të gjithë
nxirr falje, ngrohtësi zemrash, dhe forcim besimi gjithmonë t’qëndrueshëm. Të
gjithë të bëjmë t’ushtojë lavdia e Atit, dhe e Birit tij si duhet t’ia përcjellim, bashkë
me të cilët mbretëron dhe Krijuesi Shpirti jetëdhënës. Amen Ose një himn tjetër,
apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare. Ant. 1 Lorenci hyn në aradhet
e martirëve, dëshmitar i Zotit tonë Jezu Krishtit. Shën Lorenci, diakon dhe
mart12 ir Psalmi 116 /114/ (1-9) E dua Zotin sepse e dëgjon * zërin e lutjes
sime, sepse mbi mua e priri veshin e vet * atë ditë që e thirra në ndihmë. Më
kishin rrethuar leqet e vdekjes, * më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës, më
ndrydhën trishtime e dhembje, † Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: * »Deh, o
Zot, ma shpëto jetën!« I mirë e i drejtë është Zoti, * Hyji ynë është vetë mirësia! Zoti
është mbrojtësi i të vegjëlve: * isha ngushtë e Ai më shpëtoi! Kthehu, shpirti
im, në qetësinë tënde, * sepse Zoti është bamirësi yt! Ai ma shpëtoi jetën prej
vdekjes, † sytë e mi prej lotëve, * këmbët e mia prej rënies. Do të eci në
praninë e Zotit * në tokën e të gjallëve. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit
Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant.
1 Lorenci hyn në aradhet e martirëve, dëshmitar i Zotit tonë Jezu Krishtit. Ant.
2 Jam plot me gëzim pasi që u flijova me Krishtin. Psalmi 116 /115/ (10-19) Besoj
edhe atëherë kur më duhet të them: * »Jam i pafat për së tepërmi!«. Në hutimin
tim kam thënë: * »Rrenacak është çdo njeri!« Si do t’ia shpërblej Zotit * për
të gjitha të mirat që m’i ka dhënë? Do të ngre gotën e shëlbimit * e me nderim
do të thërras Emrin e Zotit. Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit * në praninë
e mbarë popullit të tij. E çmueshme është para Zotit * vdekja e shenjtërve të
tij. O Zot, unë jam shërbëtori yt, † shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate.
* Ti i këpute hekurat e mi: ty do të ta kushtoj flinë e lavdit, * me nderim
do të thërras Emrin e Zotit. Do t’i kryej kushtet e mia bërë Zotit * në praninë
e mbarë popullit të tij, në oborret e Shtëpisë së Zotit, * midis teje, o Jerusalem! Lavdi
Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë
e jetës. Amen Ant. 2 Jam plot me gëzim pasi që u flijova me Krishtin. Ant.
3 Të falënderoj, o Zot Jezus: sot do të hyj në shtëpinë tënde. Shën Lorenci,
diakon dhe martir 13 Kënga Krh. Zb 4, 11; 5, 9. 10. 12. I denjë je, o Zot, Hyji
ynë, * të marrësh lavdinë, nderin dhe pushtetin, sepse ti krijove gjithçka,
† dhe me vullnetin tënd * gjithçka u bë dhe u krijua! Ti je i denjë, o Zot, të
marrësh librin * dhe t’ia zgjidhësh vulat, sepse qe prerë † dhe me gjakun
tënd i shpërbleve për Hyjin * njerëzit e çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombësie, dhe
i bëre për Hyjin tonë mbretëri dhe priftërinj * dhe ata do të mbretërojnë përmbi
tokë. I denjë është Qengji i prerë † të marrë pushtetin, pasurinë, dijen, * fuqinë,
nderin, lumturinë dhe lavdinë! Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si
ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 3 Të falënderoj,
o Zot Jezus: sot do të hyj në shtëpinë tënde. Leximi i shkurtër 1 Pjt 4, 13-14 Fort
të dashur, gëzohuni si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit që edhe në Ditën e Zbulesës
së lavdisë së tij të mund të galdoni me hare. Të lumët ju në qoftë se ju fyejnë
për shkak të Emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Lavdisë, i Hyjit, pushon në ju. Përgjigjja
e shkurtër C O Hyj, ti na vure në sprovë * dhe na lirove. O Hyj, ti na vure
në sprovë dhe na lirove. D Ti na sprovove me flakë, sikurse argjendin, dhe na
lirove. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. O Hyj, ti na vure në sprovë dhe
na lirove. Kënga ungjillore (Magnificat) Ant. Nata ime nuk e njeh errësirën; gjithçka
shkëlqen nga drita. Shpirti im e madhëron Zotin, * shpirti im me hare i brohorit
Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë:
* qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, sepse punë të
mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm * - i shenjtë është Emri i tij! Mëshira
e tij brezni më brezni * për ata që e druajnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet:
* hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre * i
lartësoi të përvujtit. Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë të pasurit
i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend
mëshirën - si ua pati premtuar etërve tanë * në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve
të tij në amshim. Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim,
* ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. Nata ime nuk e njeh errësirën; gjithçka
shkëlqen nga drita. Lutjet e besimtarëve Në orën në të cilën Krishti, mbreti
i martirëve, e dhuroi jetën e vet në darkën e Pashkëve dhe në fli të përgjakur përmbi kryq,
le t’i ngritët atij lavdi i Kishës: Ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Zot. Ne
të lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Krisht, shkaku dhe shembulli i çdo martirizimi,
sepse na deshe deri në vdekje në kryq, — ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë,
o Zot. Sepse i thirre mëkatarët e penduar në shpërblimin e jetës së pasosur, —
ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Zot. Sepse i urdhërove Kishës sate që të kushtonte
gjakun e besëlidhjes së re dhe të amshuar, të derdhur për shpërblimin e mëkateve, —
ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Zot. Sepse në këtë ditë na dhe hirin që të
jemi të qëndrueshëm në fe, — ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Zot. Sepse
shumë vëllezër e motra i bëre pjesëtarë të vdekjes sate shëlbimprurëse, — ne të
lavdërojmë dhe të adhurojmë, o Zot. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri
yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën
tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë,
e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen. Lutja Dashuria
e flaktë ndaj teje, o Zot, e bëri shën Lorencin diakon besnik në shërbesën tënde e
të nderuar në martirizim: bëj që edhe ne të duam çka ai deshi e të zbatojmë çka
ai na mësoi. Nëpër Zotin. PASMBRËMËSORJA PAS LUTJES SË MBRËMJËS II TË SË DIELËS
DHE TË KREMTEVE V. Hyj, më eja në ndihmë! P. O Zot, shpejto të më ndihmosh! V.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt, P. si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja) Në këtë moment është mirë të mbahet
një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund
të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës.
Ose PUNA E PENDIMIT O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha
mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parajsën dhe kam merituar ferrin. Por më fort
se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot!
Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen. Himni:
njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës HIMNI Para fundit të dritës, ty
duam, krijuesi i sendeve, me mirësinë e zakontë, të na kryesosh në roje. Ty
ëndërrofshin zemrat tona, në gjumë të rëndë Ty ndjefshin, dhe gjithmonë lavdinë
tënde këndofshin në ag të dritës. Na jep jetë të shëndetshme, ngrohtësinë
tonë përtërije, mjegullën e zezë të natës ta sqarojë drita jote. Na jep,
Atë fuqiplotë, me anë t’Hyjit Jezu Krisht, që me ty në amshim mbretëron me
Shpirtin Shenjt. Amen. Ose: O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë zbulon errësitë
e natës, e ndriçim drite quhesh kur dritë u flet të lumëve. O Hy i Shenjtë
të lutemi Ti në këtë natë na ruaj; në ty të gjejmë pushimin, na i bëj të
qeta or ët. Nëse sytë i zë gjumi, për ty zemra t’rrijë zgjuar; të mbrosh
me dorën tënde besnikët që të duan. Shiko, o mbrojtësi ynë, na ruaj ndër
prita e kurthe, sundo shërbëtorët tu që me gjak tënd shpërbleve. O Krisht,
mbret shumë i drejtë, Ty e Atit iu qoftë lavdia, me Shpirtin Ngushëllimtar ndër
shekujt e përhershëm. Amen. Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit: dhe
do të gjesh strehim prej ngashënjimeve të së keqes. Psalmi 91 /90/ (1-16) Lum
njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit Qe, ju dhashë pushtet të shkelni
përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19). Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit,
* do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit. Do t’i thotë Zotit: »Strehimi
im, * kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.« Sepse Ai do të të çlirojë
ty nga laku i gjahtarëve * dhe nga fjala dijekeqe. Do të të bëjë hije me krahët
e vet * do të strehohesh nën fletët e tija, shqyt e pancir e vërteta e tij.
* Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës, as prej shigjete që fluturon ditën,
† as prej murtaje që shëtit në errësirë, * as prej shfarosjes që shkretëron
në mesditë. Le të bien me mijëra rreth teje, † dhjetëra mijëra në të djathtën
tënde, * ty nuk do të të ndodhë asgjë! Porsa ti me sy të vetëtish, * shpagimin
e mëkatarit do ta shikosh! Pasi Zoti është mburoja jote * dhe e zgjodhe të Tejetlartin
për strehimin tënd, e keqe nuk do të të gjejë, * dhe frushkull s’do t’i afrohet
tendës sate: sepse engjëjve të vet urdhër u dha * të të ruajnë në të gjitha
udhët e tua. Do të të mbartin para duarsh * që gand të mos e ndeshësh këmbën
tënde për gur. Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, * do të kalosh mbi luanë
e gjarpërinj. »Do ta shpëtoj sepse më do, * do ta marr ndore sepse e njeh Emrin
tim. Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, † në vështirësi do të jem me
të, * do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj. Do t’i dhuroj jetë të gjatë, * do
t’ia tregoj shëlbimin tim.« Lavdi Atit e Birit * e Shpirtit Shenjt, si ka
qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen Ant. 1 Bano nën hijen
e të Gjithëpushtetshmit: dhe do të gjesh strehim prej ngashënjimeve të së keqes. Leximi
i shkurtër Zb 22, 4-5 Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i
tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk
do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të
mbretërojnë në shekuj të shekujve. Përgjigjja e shkurtër C O Zot, * në duart
e tua po e dorëzoj shpirtin tim. O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. D
O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. Lavdi
Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim. Ant.
Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me
Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja) Kënga e Simonit Lk 2,
29-32 Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit. Tani, o Zot, mund të lejosh
të vdesë * shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë, sepse me sytë e mi e pashë
shëlbimin * që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve: Dritën që bën të njohin
Ty paganët * e që i jep nder popullit tënd, Izraelit. Lavdi Atit e Birit * e
Shpirtit Shenjt, si ka qenë në fillim, * ashtu tash e përgjithmonë e jetës.
Amen Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar; na ruaj kur flemë: që të rrimë
zgjuar me Krishtin dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja) Lutja Le
të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes
së Zotit: bëj me hirin tënd që të pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje,
dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar lŕvdin tënd. Nëpër Zotin Në të kremte: Lutja Vizito,
o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë
që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin Edhe
kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi: Zoti i gjithëpushtetshëm
na dhuroftë një natë të qetë dhe një mbarim të mirë. C Amen. Të falemi Mbretëreshë,
Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të
shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot
me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin,
të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja,
o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen. Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta
Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe
e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse
e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na
lësho.