2010-08-10 11:58:14

Lë detyrën ipeshkvi arbëresh i Ungros imzot Lupinaçi


(10.08.2010 RV)Lë detyrën ipeshkvi arbëresh i Lungros imzot Lupinaçi. Benedikti XVI pranoi sot dorëheqjen e paraqitur nga imzot Erkole Lupinaçi, Ipeshkëv i Ungros së arbëreshëve në Italinë Kontinentale dhe emëroi një administrator apostolik, sipas formulës “sede vacante et ad nutum Sanctae Sedis”. Ai është kryeipeshkvi i Kozenca-Bisinjanos, imzot Salvatore Nunari, i cili do të udhëheqë Eparkinë e Ungros deri në urdhër të ri.
Ipeshkvi arbëresh imzot Erkole Lupinçi lindi në Shën Gjergjin Arbëresh, në eparki të Ungros, më 23 nëntor 1933, shugurohet meshtar më 22 nëntor 1959; emërohet ipeshkëv në selinë e eparkisë së Horësh së Arbëreshës në Sicili më 25 mars 1981; shugurohet ipeshkëv më 6 gusht 1981; ndërsa më 30 nëntor 1987 emërohet ipeshkëv i eparkisë së Ungros ku veproi deri më sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.