2010-08-10 16:35:22

Kushtet e para në jetën rregulltare të Motrës Karmelitane Mikaela Gerbesh


Motrat Karmelitane të Nënshatit, në dioqezën e Sapës, në kishën e Shën Mëhillit, pranë kuvendit, kremtuan me solemnitet javën e kaluar pranimin e kushteve të para të jetës rregulltare të motrës së re Mikaela Gerbesh nga Kroacia. Meshën e Shenjtë të kushteve të para rregulltare e kremtoi ipeshkvi i vendit imzot Avgustini në bashkëkremtim me meshtarë e rregulltarë në prani të familjarëve të motrës Gerbesh e të besimtarëve.
Imzot Lucjan Avgustini, në homelinë e rastit mes tjerash falënderoi Zotin për dhuratën e madhe që i ka bërë dioqezës së Sapës me praninë e Motrave Karmelitane në mesin e popullit shqiptarë, të cilat janë gjithmonë në lutje për nevojat e mbarë besimtarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Më hollësisht mbi këtë festë të Motrave Karmelitane nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.