2010-08-10 16:48:24

Kinë: moti keq e përmbytjet shkaktojnë 702 viktima


Rritet në 702 numri i viktimave shkaktuar nga rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet që kanë goditur veri lindjen e Kinës. Një person është nxjerr gjallë nga balta pas 50 orësh. Deri sot pasdite autoritetet kineze deklaruan se numri viktimave të përmbytjeve në zonën e Zhoqu, në prefekturën e Gannan, është 336. Ndërsa sot funksionarë lokal të çështjes civile kanë pohuar në një konferencë shtypi se viktimat janë rritur në 702.







All the contents on this site are copyrighted ©.