(09.08.2010 RV)Sot, u kremtua Dita Botërore e Popujve Autoktonë. Në mesazhin
e tij për këtë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun thekson se indigjenët
janë bartës të historisë kulturore të njerëzimit, prandaj qeveritë duhet të impenjohen
e t’i ndihmojnë, duke luftuar kundër pengesave si racizmi, mënjanimi dhe varfëria.
Vlerësohet se popujt indigjenë përfaqësojnë 5% të banorëve të botës, rreth 370 milion
vetë, të shpërndarë në 70 vende.