2010-08-05 17:45:55

50 viktima në Rusi nga zjarret. Imzot Menini: Kisha do ta ndihmojë popullatën.


(05.08.2010 RV)Numri i viktimave shkaktuar nga zjarret në Rusi arriti në 50. Ndërkaq gjendja nuk duket se po përmirësohet. Çdo ditë në vend regjistrohen më shumë se 300 vatra të reja zjarri, në një kohë kur, sipas parashikimeve meteorologjike, ditët e ardhshme, temperaturat do të vazhdojnë të jenë mbi 40 gradë Celsius. Për më tepër, zagushia, tymi dhe smogu vetëm sa e kanë përkeqësuar nivelin e ndotjes së atmosferës. Për t’i bërë ballë situatës, Kremlini ka shpallur gjendjen e emergjencës.
E ndërsa vendi po përballet me këto vështirësi, populli rus e priti mirë thirrjen bërë nga Benedikti XVI për bashkëpunim ndërkombëtar. Nunci apostolik në Rusi, Imzot Antonio Menini tha se edhe Kisha do të japë kontributin e vet për t’iu ardhur sadopak në ndihmë familjeve të viktimave dhe të dëmtuarve nga zjarret.







All the contents on this site are copyrighted ©.