2010-08-04 15:09:03

Benedikti XVI falenderon Kalorësit e Kolombit për mbështetjen ndaj Kishës në momentet aktuale


(04.08.2010 RV)Fjalë vlerësimi dhe falenderimi, në mesazhin, që Papa u dërgon Kalorësve të Kolombit, mbledhur në Asamblenë e tyre të përgjithshme, e cila përfundon nesër në Uashington të SHBA-ve. Takimi ka si temë “Unë jam rojtari i vëllait tim”.
Benedikti XVI, në mesazhin me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, i falenderon për mbështetjen e muajve të fundit, sidomos për nëntëditëshen e lutjeve në prag të 5-vjeçarit të papnisë së tij. Ati i Shenjtë u kërkon kalorësve të vazhdojnë të luten për bashkimin në Kishë, për përhapjen e Ungjillit e për kthimin e zemrave, në këto kohë të turbullta.
Kujtojmë se shoqata bamirëse “Kalorësit e Kolombit” u themelua në SHBA më 1882, nga meshtari Majkëll Mek Givni, i frymëzuar nga parimet e dashurisë, të bashkimit, të vëllazërimit e të patriotizmit. Sot, ajo numëron rreth 1 milion e 800 mijë laikë në të gjithë botën.








All the contents on this site are copyrighted ©.