2010-08-03 17:28:51

Presidenti Obama konfirmon tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda fundit të gushtit.


(03.08.2010 RV)Presidenti amerikan Barak Obama pohoi sot se Uashingtoni do ta përmbushë premtimin e do t’i ndërpresë operacionet luftarake amerikane në Irak, brenda fundit të gushtit, por shumë irakianë kanë frikë se tërheqja e amerikanëve do të sjellë një valë të re dhune në vend. Nga ana tjetër politikanët grindavecë irakianë nuk kanë arritur ende të formojnë një qeveri, në një kohë që zgjedhjet u mbajtën më 7 marsin e kaluar. Pas tërheqjes së amerikanëve rendi do të kalojë nën kontrollin e plotë të ushtrisë dhe të policisë irakiane e cila ka treguar se ka vështirësi ta ruajë atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.