2010-08-03 15:46:07

Kosova kërkon rezolutë të re të OKB-së mbi statusin


(03.08.2010 RV)Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i kërkoi dje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun të ndryshohet rezoluta 1244 mbi Kosovën, për t’i lejuar shtetit të pavarur të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Kujtojmë se në këtë rezolutë, territori kosovar është nën administrimin e kontrolluar të OKB-së.
Gjatë takimit në Nju Jork, ministri nënvizoi se kjo kërkesë nuk është kundër UNMIK-ut, i cili e ka kryer mirë misionin e vet në Kosovë, por bazohet mbi ndryshimin radikal të situatës, pas shpalljes së pavarësisë dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e konsideroi këtë akt të njëanshëm jo kundër së drejtës ndërkombëtare. Tani, objektivi parësor i Prishtinës është pranimi në gjirin e Kombeve të Bashkuara. Kosova njihet nga 69 vende e do të jetë në qendër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në gjysmën e dytë të shtatorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.