2010-08-02 16:16:23

Imzot Tomasi: një datë e rëndësishme në historinë e çarmatimit


(02.08.2010 RV)Në Konventën kundër municionit copëtues, adoptuar nga 107 shtete gjatë Konferencës diplomatike të Dublinit, më 30 maj 2008, nuk marrin pjesë disa nga vendet më të rëndësishme, ndërmjet të cilave, SHBA, Kina, Rusia, Izraeli, India, Pakistani e Brazili. Shtetet, që e ratifikuan, deri tani janë 37: në këtë takim mungon akoma edhe Italia. Konventa, pohon një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, përbën një hap domethënës në fushën e çarmatimit dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Duhet parë edhe si rezultat i rëndësishëm i kooperimit ndërmjet aktorëve qeveritarë e jo qeveritarë si dhe i lidhjes të së drejtës humanitare me të drejtat e njeriut. Përpjekje për t’i dhënë përgjigje problemit të mprehtë të pranisë së këtyre bombave të pashpërthyra në terren, prek një nga pikat më nevralgjike: atë të paralizmit, për shumë vite, të jetës së përditshme, atje ku vijojnë të përbëjnë rrezik të përhershëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Mund të themi, prandaj, se me këtë Konventë, logjika e paqes fitoi mbi atë të luftës. I këtij mendimi është edhe imzot Silvano Maria Tomazo, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, prej nga shpreh kënaqësinë e tij për këtë arritje, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Një gushti është datë e rëndësishme në historinë e çarmatimit, sepse në dhjetëvjeçarin e fundit nuk janë bërë hapa të mëdha për kufizimin e përdorimit të tipeve të ndryshme të municionit. Prandaj Konventa duhet parë si arritje e madhe. Bashkësia ndërkombëtare e realizoi me pikësynimin për të mbrojtur kryesisht popullsinë civile. Më 2008 u arrit në miratimin e kësaj Konvente të re e, sot, 37 shtete e ratifikuan, nësa pritet që ta bëjnë këtë edhe shumë të tjera. Së fundi, kemi një shenjë pozitive: vullnetin e mirë të shteteve për t’i kufizuar dëmet e luftës. E kjo tregon se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të arritur shumë objektiva konkrete. Së pari, ndalimin e përdorimit të këtyre municioneve. Pastaj, natyrisht, edhe të prodhimit të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.