2010-08-02 17:05:10

Brukseli këshillon: Prishtina dhe Beogradi dialog për çështje praktike


Ministri i jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Evropian, deklaroi se nuk janë shuar të gjitha gjasat që të arrihet një konsensus me Beogradin për një projektrezolutë të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së. Ai i tha BBC-së se BE ja dëshiron që të arrijë një pajtueshmëri për disa ndryshime në tekstin e projektrezolutës serbe, që çojnë kah logjika e një rezolute jokonfrontuese në Asamblenë e Përgjithshme.
Qeveria e Serbisë ka dorëzuar në OKB një projektrezolutë, e cila ka ngjallur reagimin e një numri vendesh të BE së dhe SHBA së, përmes së cilës ajo kërkon hapjen e një dialogu me Prishtinën për të gjitha çështjet e hapura. Megjithëse nuk e përmend drejtpërdrejt statusin, projektezoluta serbe vlerëson se shkëputja e një terrotori nuk është i pranueshëm për 'zgjidhje territoriale'. Ministri i jashtëm belg pohoi se nuk janë të dobishme idetë për bisedime rreth statusit të Kosovës, por vlerësoi se një dialog politik mes Prishtinës e Beogradit duhet të vendoset për çështje praktike me interes të përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.