2010-07-31 16:00:01

Shenjtorët e javës 1 gusht 2010 – 8 gusht 2010


Sot, e diela e XVIII e vitit liturgjik, Kisha Katolike kremton festën e shën Alfons Maria de Liguorin, ipeshkëv e doktor i Kishës, themelues i Kongregatës së Shëlbuesit të Shenjtë. Gjithashtu përkujtohen shtatë vëllezërit Makabej e i Lumi Pietro Favre, meshtar jezuit. Ungjilli i sotëm, duke na paraqitur shembëlltyrën e të pasurit, që grumbullonte pasuri veç për vete, na kujton se të mirat e kësaj bote kanë vlerë, por nuk duhet të absolutizohen në dëm të së mirës së vërtetë të njeriut e të familjes. Pasuria, nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të na bëjë skllevër të saj.RealAudioMP3
Nesër, më 2 gusht, kremtohet festa e shën Euzebit nga Verçeli, ipeshkëv dhe e shën Pier Xhulian Ejmard, themelues i Sakramentinëve. Na mëso, o Zot, ligjet e tua. Në liturgjinë e kësaj dite, buka që Jezusi shumëfishon për të ushqyer turmën, e cila e dëgjon me fe është simbol i asaj që Krishti do t’u japë besimtarëve në Kishën e vet.

Zoti rindërtoi Sionin dhe u duk në gjithë shkëlqimin e vet. Të martën, më 3 gusht, kujtohen shën Lidia, dishepull e Shën Palit, shën Asprenati e shën Eufroni. Deti, në Bibël, konsiderohet si një fuqi e tmerrshme dhe është simbol i forcave që kërcënojnë botën. Jezusi, jo vetëm e dominon atë, por bën që edhe të tjerët të marrin pjesë në këtë dominim, kur kanë besim në Të.

Më 4 gusht, të mërkurën e ardhshme, bie festa e Famullitarit të shenjtë të Arsit, shën Gjon Maria Vianejt, pajtor i klerit, shembull i përdorur nga Papa për Vitin Meshtarak. Ai na mëson se Zoti na ruan, siç bën bariu me grigjën e vet. Jezusi i respekton etapat e misionit të marrë nga Ati: shpall mbretërinë e Hyjit dhe u jep mision dishepujve tua shpallin atë paganëve. Por kur feja hap zemrën e zgjon lutjen e përvuajtur, të gjitha etapat mund të digjen.

Krijo në mua, o Zot, një zemër të pastër. Të enjten, më 5 gusht, kremtohet festa e shën Emidit, shën Osvaldit dhe ajo e kushtimit të Bazilikës romake të Zojës së Madhe. Liturgjia e ditë na kujton se Jezusi është Mesia, që Zoti e ka dërguar në popullin e vet, është shërbëtori i Hyjit që shkon drejt vdekjes për të plotësuar misionin e tij të shëlbimit.

Data 6 gusht, ditë e premte, është festa e Shndërrimit të Zotit. I rrethuar nga Moisiu e Elia, Jezusi duket si mbret-mesi, profet-shërbëtor, biri i njeriut. Me zërin e vet, Hyji njeh Birin para apostujve, duke i përgatitur kështu të kapërcejnë me fe shkandullin e Mundimeve në Kryq.

Të shtunën, më 7 gusht, Kisha Katolike përkujton shën Sikstin II, papë me shokë, të gjithë martirë, shën Donatin e shën Gaetanin nga Tiene, themelues i Teatinëve. Në një botë të kërvënuar nga pushteti i së keqes, njeriu është skllav i gjërave. Por e keqja as që do ta prekte, nëse ai do të besonte vërtet në Atë, që është Zoti i së pamundurës. Këtë na kujtojnë shenjtorët e kësaj dite.

Të dielën e ardhshme, e 19-ta e vitit liturgjik, kremtohet edhe festa e shën Dedës të Guzmanit, meshtar, themelues i Urdhërit të Predikatarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.