2010-07-31 16:00:44

Pushimet e Papës në Kastel Gandolfo: intervistë me imzot Semeraron


(01.08.2010 RV)Papa po kalon pushimet në Kastel Gandolfo. Ka shkuar në selinë verore të papëve, që më 7 korrik e do të qëndrojë deri në fund të stinës së ngrohtë. Me përjashtim të lutjeve të Engjëllit të Tënzot të dielave, do të jetë i lirë nga çdo veprimtari zyrtare, deri më 4 gusht, kur do t’i rifillojë audiencat e përgjithshme të së mërkurës. Për qëndrimin e tij në qytezën laciale, të dëgjojmë ipeshkvin e Albanos, imzot Marçelo Semeraro:RealAudioMP3

 
Përgjigje: - E pashë Papën të çlodhur, të kënaqur, edhe pse çasti i takimit me besimtarët në Kastel Gandolfo është një nga ata, që e gëzon, e kënaq, sepse dëgjon zërat, përshëndetjet që i drejtojnë besimtarët e shtegtarët, u shikon fytyrat…

Pyetje: - Imzot Semeraro, ajo që më preku më shumë në lutjen e Engjëllit të Tënzot, ishte prania e madhe e popullit në këto çaste të lutjes mariane…
 
Përgjigje: - Një turmë që pritet, por që në disa rrethana, edhe të çudit; e kjo është aq e vërtetë, sa Papa shprehu dëshirën të dilte në anën tjetër të Pallatit Apostolik, në pjesën që bie përmbi shesh, sepse besimtarët ishin vërtetë shumë e nuk i zinte më oborri i brendshëm. Duhet pasur parasysh se janë besimtarë të ardhur nga mbarë bota, gjë që kuptohet menjëherë nga këngët e tyre, nga përshëndetjet, nga urimet, që u drejton Papa e, me të vërtetë në këto të të diela, ditë të vërteta feste, qyteti i Kastel Gandolfos merr një gjallëri të veçantë. Natyrisht edhe në famullitë tona duhet të shtojmë kremtimet e Meshëve, që t’u krijojmë të gjithë besimtarëve mundësinë për të marrë pjesë qetësisht në Eukaristinë e së dielës.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.