2010-07-30 18:22:09

Dje u përkujtua Shën Injaci i Lojolës, themelues i Urdhërit të Jezuitëve.


(01.08.2010 RV)Dje Kisha katolike përkujtoi një nga Shenjtorët më të mëdhenj të saj: themeluesin e Urdhërit, tepër të njohur kudo në botë, të Jezuitëve: Shën Injacin e Lojolës. Kremtimi kryesor, sipas traditës, u mbajt në Kishën romake të Jezusit. Kujtojmë se Injaci lindi në Vendet Baske e pikërisht në Azpeitia në vitin 1491. Në moshën 14 vjeçare zgjodhi karrierën ushtarake. Pas një lufte të rreptë shpirtërore, natën ndërmjet 24 e 25 marsit 1522, vendosi t’i kushtohej plotësisht Zotit, duke braktisur të gjitha rrugët tjera, që kishte provuar në moshën e ëndrrave. Vdiq në Romë më 31 korrik 1556, pasi kishte themeluar Urdhërin e Jezuitëve.
Atë Dedë Pazi, misionar, Atë Gjon Fausti e Atë Daniel Dajani, kandidatë për nderimet e elterit, Atë Pjetër Meshkalla, atë Jak Gardini, Atë Anton Luli, Atë Gjergj Vata.... sa e sa të tjerë, emrat e të cilëve u skalitën në mënyrë të pashlyeshme në kujtesën e popullit shqiptar, janë disa nga anëtarët shqiptarë e misionarë të asaj Shoqërie, që pati si kryetar të parë Shën Injacin. E ishin pikërisht këta jezuitë e sivëllezërit e tyre, emrat e të cilëve do të formonin një listë tepër të gjatë, po t’i kujtonim, ata që i dhanë popullit shqiptar Misionin Shëtitës, i cili pajtoi aq shumë gjaqe shkrepave e rrugëve të qyteteve; Kolegjin e famshëm Saverian, që përgatiti nxënës për të gjitha shkollat e botës; revistën e parë në gjuhën shqipe “Elçinë e Zemrës së Krishtit”; teatrin e parë, muzeun e parë; revistën ‘LEKA’; një ndër bandat e para muzikore e shumë e shumë pasuri të tjera, të rrafshuara nga komunizmi, që po rindërtohen me mund e me djersë nga jezuitë të rinj, shqiptarë e misionarë, ndërmjet të cilëve, atë Mario Imperatori SJ, drejtor i Shkollës së Studimeve të Larta të Filozofisë dhe të Teologjisë në Shkodër, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.