2010-07-27 15:17:05

Ganë: Simpoziumi i Konferencave ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit kremton 40-vjetorin e themelimit.


(27.07.2010 RV)U hap sot në Ganë, asamblea e 15-të plenare e Simpoziumit të Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit, që këtë vit përkon me 40-vjetorin e themelimit të këtij organi. Tema e takimit është “SKIAM (SECAM), dyzet vjet nga themelimi. Autonomia dhe perspektivat e Kishës në Afrikë.” Në këtë takim marrin pjesë rreth 200 delegatë, ndër të cilët kardinaj, ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare si edhe laikë. Mbi domethënien e temës së zgjedhur, në mikrofonin e radios sonë, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Akrës Imzot Çarls Palmer Bakël:RealAudioMP3

Përgjigje: Vetëmjaftueshmëri: do të thotë se kemi çka të japim. Kemi marrë e tashti është radha jonë të japim. Për shembull kemi thirrje me bollëk. Atëherë duhet që edhe ne t’i shtrijmë dorën misionit të Kishës Universale. E jo vetëm kaq sepse mund t’i japim edhe përshpirtshmërinë tonë. Të gjithë e dinë se afrikanët janë shumë të përshpirtshëm dhe përshpirtshmëria jonë e pastruar nga krishterimi mbart me vete një frymë shpirtërore dhe kulturore që mund ta pasurojë Kishën katolike. Kur flitet për vetmjaftueshmëri do të thotë se në fillim kemi marrë, kemi marrë nga Zoti, dhe se tani edhe ne duhet të japim.

Pyetje: Cilat janë sfidat baritore më domethënëse për Kishën Afrikane, për ipeshkvijtë, në të ardhmen e afërt?

Përgjigje: Duhet të ndërtojmë seminare, duhet ndërtojmë shkolla dhe universitete katolike për formimin e këtyre të rinjve që vijnë tek ne ngaqë ndjejnë thirrjen për meshtari dhe për jetën rregulltare, por edhe thirrje për jetën politike, shoqërore e kulturore. Duhet të përpiqemi t’i formojmë këta të rinj si duhet, në mënyrë që edhe këta të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Afrikës. Sfida e dytë është pajtimi. Ka zona ku nuk ka paqe, kështu që duhet të bëjmë të pamundurën për ta çuar në këto vende. Duhet t’i edukojmë njerëzit me frymën e pajtimit, të paqes dhe të drejtësisë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.