2010-07-25 17:18:25

Tragjedia e takimit muzikor të Duisburgut: 19 të vdekur e 300 të plagosur. Polemika mbi sigurinë.


(25.07.2010 RV)Ka arritur në 19, numri i të vdekurve të tragjedisë së “Love Parade” të Duisburgut, në Gjermani, ndërsa të plagosurit janë 300. Ndërkaq shtohen polemikat mbi sigurinë.

Të nesërmen e tragjedisë së Duisburgut, vdekjes së 19 të rinjve, të shtypur nga turma poshtë tunelit të hyrjes në zonën ku zhvillohej festa “Love Parade 2010”, Gjermania shqetësohet për masat e sigurisë. Ndërkaq ngrihet një kor akuzash kundër policisë që, sipas zëdhënësit të bashkisë së Duisbugut, refuzoi evakuimin e zonës, nga frika e valëve të reja të panikut. Mjetet e komunikimit akuzojnë edhe organizatorët, që krijuan kushte shkandulluese, duke siguruar vetëm një portë për hyrjen në zonë, gabim i madh e shkak kryesor për tragjedinë. Pikërisht mbi këtë portë u dynd një mur njerëzish, që shtyheshin e mbulonin kufomat e para, në sa turma brenda zonës së festës, vijonte të këndonte e të vallëzonte, pa marrë vesh fare se ç’po ndodhte përjashta.
Pas ngushëllimeve, që u shprehu dje familjeve kancelaria Angela Merkel, drejtori organizativ i ‘Love Parade’, njoftoi se koncerti nuk do të organizohet më.







All the contents on this site are copyrighted ©.