2010-07-25 17:16:51

Në Engjëllin e Tënzot, dhimbja e Papës për vdekjen e të rinjve në Duisburg. Në festën e Shën Jakut, përshëndetja shtegtarëve të Kompostelës.


(25.07.2010 RV)Sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Kastel Gandolfo, Benedikti XVI shprehu dhimbjen e thellë për tragjedinë e Duisburgut, në Gjermani, ku dje, gjatë një takimi muzikor, humbën jetën 19 të rinj. Më pas Ati i Shenjtë foli për festën e Shën Jakut Apostull, duke kujtuar se nëntorin e ardhshëm do të shtegtojë në Santiago të Kompostelës, me rastin e Vitit Shenjt Jakobian. Duke u ndaluar tek Ungjilli i së Dielës, përqendruar tek lutja kryesore e krishterë, Atyna, Papa nënvizoi se kush lutet nuk është kurrë vetëm, sepse lutja e tij gërshetohet me uratën e mbarë Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.