2010-07-23 19:39:41

Pakistan: ipeshkvijtë denoncojnë qëndrimin e dyshimtë të qeverisë e të policisë.


Më se 60 mijë islamikë të arrestuar, hetime e kërkime në vijim, ndërsa priten arrestime të reja: kështu po reagojnë qeveria e policia e Faisalabadit, pas vrasjes barbare të dy vëllezërve të krishterë. Pas kësaj ngjarje të shëmtuar, pati reagime të forta kundër qeverisë, që akuzohet se nuk e kryen si duhet detyrën në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Madje kujtohet edhe se në krye të fanatikëve, është vëllai i vetë kryeministrit. Komisioni për “Drejtësi e Paqe” i Konferencës ipeshkvnore katolike pakistaneze, në një raport dërguar agjensisë Fides, përsërit të njëjtën akuzë, duke theksuar posaçërisht se nuk merret asnjë masë për t’i parandaluar sulmet e mundshme kundër të krishterëve. Një numër i madh organizatash jo qeveritare, duke i dënuar faktet e Faisalabadit, theksojnë qëndrimin indiferent të policisë dhe të autoriteteve civile, që janë dorëzuar para fanatizmit të ekstremistëve, të cilët dhunojnë lirisht, fare të patrazuar, pakicat fetare në vend, duke kaluar shpesh edhe në krime të rënda, siç është rasti vrasjes së fundit. Fakti që kriminelët mundën të iknin, është shkandullues, theksojnë disa nga organizatat jo qeveritare. Pikërisht kërkesa për arrestimin e tyre sa më të shpejtë, drejtuar nga ana e shoqërisë civile, e detyroi qeverinë të lëvizë.







All the contents on this site are copyrighted ©.