2010-07-23 19:39:19

Indonezi: në Bekasi, islamikët kërcënojnë protestantët


Një grup prej më se 500 ekstremistësh islamikë bllokoi të krishterët e Kishës protestante Huria (Hkbp), në një zonë ku kryhej shërbimi fetar i së dielës. Ngjarja ndodhi pikërisht të dielën e kaluar, në Pondok Timur, të distriktit Bekasi, në perëndim të vendit. Myslimanët i mbyllën të gjitha shtigjet, për t’i penguar të krishterët të dilnin nga zona, ku ishin mbledhur, e nisën t’i shajnë e t’i terrorizojnë. Grupi i besimtarëve protestantë i kryen shërbimet fetare në mjedise të hapura, sepse lokali ku mblidhej u mbyll, me akuzën se ishte i paligjshëm.Nuk është hera e parë që kjo kishë vihet në shënjestër nga islamikët. Por, pavarësisht nga kërcënimet, Pastori i bashkësisë së vogël protestante deklaroi se besimtarët do të vijojnë të mblidhen për shërbimin fetar të së dielës, në të njëjtin vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.