2010-07-23 19:39:28

Indi: 5 mijë dalitë të krishterë e myslimanë kundër diskriminimit


Më se 5 mijë dalitë të krishterë e myslimanë, ardhur nga mbarë India, manifestuan këto ditë në kopshet e Zhantar Mantar të Nju Delhit, për të kërkuar të drejta të barabarta me induistët e budistët jashë kaste. Manifestimi u organizua nga Konferenca ipeshkvnore katolike indiane, në bashkëpunim me kisha të tjera të krishtera. Kërkohet shfuqizimi i paragrafit 3 të Kushtetutës Scheduled Castes Order i cili, që në vitin 1950, u jep statusin e të drejtave të parashikura për njerëz jashtë kaste, vetëm induistëve e budistëve. Sipas ligjit, dalitët që kthehen në fenë e krishterë ose në atë islame, humbasim menjëherë çdo të drejtë, që gëzonin më parë; ndërmjet tjerash, edhe atë të përfaqësimit politik. Por deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje. Prej këndej, manifestimi i madh.







All the contents on this site are copyrighted ©.