2010-07-23 19:39:06

Argumente të mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian


(23.07.2010 RV)Mbledhja e së hënës e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian do të miratojë edhe paketën e re të sanksioneve kundër Iranit, me të cilën Evropa shkon përtej masave të vendosura nga OKB-ja. Do të kufizohet veprimtaria për 41 personalitete iraniane, 57 shoqëri, 15 të tjera, të kontrolluara nga Garda revolucionare iraniane dhe tri linja detare të Republikës Islamike.
Zv.presidentja e Komisionit, Ashton do të flasë më pas për Gazën e Lindjen e Mesme, pas misionit të saj të fundit në rajon e do t’u referojë ministrave në ç’pikë ka arritur përgatitja e shërbimit diplomatik. Pika të tjera janë gjendja në Sudan dhe fillimi i negociatave për integrimin evropian të Islandës.







All the contents on this site are copyrighted ©.