Sali Berisha:GJND-ja iu dha fund pazareve me tokat shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë të drejtpërdrejtë për media,
menjëherë pas shpalljes së opinionit rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë
së Kosovës, vlerësoi se vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është
historik për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Sali Berisha tha se pavarësia ishe
e njohur nga bota e lirë në tërësinë e saj, por ky vendim i GJND-së sipas tij mbetet
vendim hyjnor për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. “Analiza ishte e kristaltë,
fitorja ishte bindëse. Ishte e tillë sepse e drejta ishte në anën e shqiptareve. Madje
ky vendim pritej edhe nga ato vende qe nuk e njohur Kosovën, sepse shumica e tyre
kishte respekt te madh për vuajtjet dhe sakrificat që përjetuan shqiptarët e Kosovës
për një shekull”. Kryeministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe aleatët evropian për kontributin që kanë dhënë që populli i Kosovës të jetojë
i lirë dhe i pavarur. Berisha tha se Shqipëria deri tani ka bërë çdo përpjekje
të mundshme për të ndikuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojë lotimin,
i cili sipas tij tani do të jetë më i lehtë, “sepse vendimi GJND-së i ka dhënë mbështetjen
më të fuqishme këtij procesi”. Kryeministri Berisha tha se GJND-ja me vendimin
që mori të enjten i dha fund edhe kapitullit të pazareve territoriale të tokave shqiptarëve,
e në radhë të parë të Kosovës. /Telegrafi/