2010-07-22 19:10:01

OSBE dërgon në Kirgizi një grup prej 52 oficerësh të policisë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të dërgojë një grup këshillues në Kirgizi. Ai do t’u ndihmojë autoriteteve kirgize në uljen e tensioneve ndëretnike si dhe në forcimin e kapaciteteve të forcave të rendit. Vendimi parasheh fillimisht dërgimin e 52 oficerëve të policisë ndërkombëtare. Ata do të jenë të paarmatosur dhe nuk do të kenë kompetenca ekzekutive policore. Përleshjet ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke gjatë muajit të kaluar lanë mbi 300 të vdekur dhe 400 mijë të tjerë të zhvendosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.