2010-07-22 12:35:29

Në pritje të parimit të GJND për pavarësinë e Kosovës


Pritje e madhe për parimin jo detyrues që do të bëhet publik sot nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë së Hagës, mbi përputhshmërinë e së drejtës ndërkombëtare të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.
Beogradi së bashku me Rusinë, Kinën e 15 vende të BE-së, refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës, po thonë se janë të gatshme për një projekt të rezolutës së ekuilibruar në marrëveshje me OKB-në.
Në anën tjetër Prishtina, që refuzon çfarëdo lloj negociate mbi pavarësinë tashmë të përcaktuar nga populli, shpreson në një vendim të GJND në përkim me interesat e popullit të Kosovës. Analistët kanë frikë se do të kemi një parim të dykuptimtë për të shmangur prononcimet shqetësuese të mëparshme që mund të krijojnë trazira.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, do të publikojë pasditen e sotme opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Rasti u dërgua në Gjykatë përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila me shumicë votash mbështeti kërkesën e Serbisë.
Opinioni i GJND së nuk është i detyrueshëm, ka vetëm fuqi këshilluese, por ekspertët besojnë se mund të ndikojë në masë të konsiderueshme në rajon dhe në situata të ngjashme në botë. Dhjetorin e kaluar Gjykata dëgjoi argumentet e përfaqësuesve të rreth 30 shteteve. Vende si Kina, Rusia e Spanja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës edhe para GJND së. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara ishin në krye të vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh të Bashkimit Evropian, por dhe vende si Kroacia e Sllovenia, të dala nga shpërbërja e ish Jugosllavisë mbështetën shtetin e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare.
Në seancën e sotme në Hagë do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiq. Ky i fundit ka deklaruar në prag të vendimit të sotëm se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Jeremiq ka theksuar se Beogradi do ta çojë çështjen në vjeshtën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së. Udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe ekspertët kosovarë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se pavarësia është e pakthyeshme, pavarësisht vendimit të GJND së. Ky mendim është formuluar dhe nga drejtues të lartë të SHBA ve dhe ekspertë ndërkombëtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.