Sekretarja e shtetit amerikan, Hilari Klinton ka shkuar në kuadër të vizitës së saj
në Azi për vizitë dyditore në Vietnam. Qëndrimi i saj në Hanoi përputhet me 15 vjetorin
e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Klinton, më parë ishte për
vizitë në Korenë e Jugut, ku paralajmëroi mundësinë e sanksioneve kundër Koresë së
Veriut.