2010-07-21 17:05:54

Misionet verore në zona të thella të kryeipeshkvisë së Shkodrës


Në tërë territorin e kryeipeshkvisë metropolite të Shkodrës që nga qershori zhvillohen misionet verore në zona të thella të Tropojës, Shllakut e Malsive të Dukagjinit.
Prej vitesh, kryeipeshkvi imzot Massafra përkujdeset për jetën shpirtërore të besimtarëve të zonave të përmendura duke organizuar gjatë verës vizitën, katekizmin, mbarështimin e sakramenteve e formimin e të rinjve.
Në misionin veror bashkëpunojnë rregulltarë, rregulltare, seminaristë e besimtarë laikë të formuar të cilën ndihmojnë bashkësitë kishtare të zonave të thella në veprimtarinë ungjillëzuese. Më hollësisht nga Shkodra na njofton Jolanda Baba..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.