2010-07-20 13:47:05

Sot më 20 korrik kalendari Kishtar kremton Shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir


Shën Apolinari jetoi ndërmjet shekujve II-III. Me origjinë nga Antiokia, kreu shërbimin ipeshkvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt misionit të ungjillëzimit të Emilia Romanjës derisa, sipas traditës, vdiq si martir për fe në Krishtin.
Për kujtimin e tij u ngritën tri bazilika të njohura: e Shën Apolinarit in Classe, ku ruhen reliket dhe një mozaik i famshëm kushtuar Shenjtit, shuguruar në vitin 544 dhe Shën Apolinari i Ri, të dyja pranë Ravenës si dhe bazilika në Dizhon të Francës. Në katedralen e Bolonjës, që e ka zgjedhur si pajtor, sepse qe bariu i parë i vendit, i kushtohet një elter i posaçëm.
Por emri i Shenjtit u bë shumë shpejt i njohur edhe në Gjermani përmes predikimeve të murgjërve benediktinë, kamaldolezë e avelanitë Meshari Romak e ka caktuar 23 korrikun si ditë të përkujtimit të tij por, me dëshirën e Gjon Palit II, nisi të kremtohej tri ditë para, për t’i lënë vend shenjtorëve të tjerë, që përkujtohen në këtë datë. E më 23 përkujtohet një shenjtore e madhe: Shën Brigjida, bashkëpajtore e Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.