2010-07-20 17:04:58

Kurdët në Turqi vrasin 6 ushtarë


Nga një sulm i kurdëve në juglindje të Turqisë u vranë gjashtë ushtarë. Luftëtarë të Partisë Kurde të Punës, PKK, sulmuan në natën duke u gdhirë dita e martë një pikë kufitare në afërsi të qytetit Hantepe dhe plagosën disa ushtarë të tjerë, njofton agjencia shtetërore e lajmeve. Ushtria turke ka vënë në përdorim edhe helikopterët luftarakë.
Partia Kurde e Punës, e ndaluar në Turqi, edhe pse cilësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian si grupim terrorist, vazhdon me denoncimin e gjendjes së rëndë të kurdëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre në Turqi.







All the contents on this site are copyrighted ©.