2010-07-20 17:13:15

Kameron tek Obama: nga masakra në Lokerbie deri te rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës


David Kameron ka mbërritur në Uashington, në kuadër të vizitës së tij të parë si kryeministër britanik në SHBA. Kameron parashikohet do të takohet me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të zhvillojë bisedime me kongresmenë. Nga masakra në Lokerbie deri te deti i zi shkaktuar nga derdhja e naftës në det.
Hijet e së kaluarës e të sotmes rrezikojnë ta errësojnë vizitën e parë në Uashington të kryeministrit britanik , David Kameron. Duke shkruar për një gazetë të martën, Kameron premtoi një marrëdhënie më realiste me Amerikën dhe t'i jepte fund një përplasjeje lidhur me lirimin e personit të dyshuar për bombën në Lokerbie. "Aleanca nuk mbahet nga lidhjet historike apo besnikëria e verbër, është një partneritet i zgjedhur që i shërben interesave tona kombëtare”, tha ai.
Kryeministri thotë se nuk është një ëndërrimtar idealist lidhur me këtë marrëdhënie speciale.
Në Shtëpinë e Bardhë sot parashikohen bisedime ndërmjet presidentit amerikan, Barak Obama, dhe kryeministrit britanik, David Kameron. Njoftohet se njëra nga çështjet kryesore, që do të diskutohet, është Afganistani. Megjithatë, analistët shprehen se kjo temë mund të jetë nën hijen e shqetësimeve në Shtetet e Bashkuara për gjigantin e naftës British Petroleum dhe rolin e tij në rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.