2010-07-20 17:55:41

Brazil: Ipeshkvijtë bëjnë thirrje për të votuar për ata që mbrojnë jetën dhe familjen.


(20.07.2010 RV)“Të zgjidhet një kanditat që mbron dinjitetin e njeriut dhe të jetës në të gjitha shfaqjet e saj; të refuzohet me këmbëngulje çdo lloj dhune dhe tip aborti, çdo lloj shfrytëzimi dhe trafiku me të mitur; çdo formë eutanazie dhe manipulimi gjenetik. Duhet të mbrohet familja.” Këto janë kriteret për votimin e kandidatit të përshtatshëm që ipeshkvijtë brazilianë të krahinës Leste 1 kanë renditur në letrën e hapur dërguar popullatës për votimet e ardhshme parlam entare të tetorit.
“Brazili po përjeton një periudhë të veçantë të historisë së së vet: nga një anë përsa i përket rritjes së brendëshme dhe pozitës në arenën ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër përsa i përket pabarazisë shoqërore dhe korrupsionit.” – shkruajnë ipeshkvijtë brazilianë, cituar nga gazeta “L’Osservatore Romano”.
“Kisha, falë pikërisht misionit të saj universal, nuk mund të marrë anën e këtij apo atij, por duhet të tregojë se cilat janë parimet e zgjedhjes dhe të dallimit të shtetasve të përgjegjshëm dhe njerëzve vullnetmirë.” Impenjimi politik për të cilin jemi të thirrur, është një mënyrë për të dëshmuar ndikimin e Ungjillit në jetën konkrete, me synim që të ndërtohet një shoqëri e barabartë, e drejtë dhe vëllazërore”.- letrën përfundojnë ipeshkvijtë brazilianë.







All the contents on this site are copyrighted ©.