2010-07-20 15:25:05

Arshi Pipa, trembëdhjetë vjet pas vdekjes


Sot më 20 korrik përkujtojmë 13 vjetorin e vdekjes së Arshi Pipës (1920-1977) figurë e shquar e kulturës shqiptare.
Po kujtojmë sot personalitetin e madh kulturor Arshi Pipën, figurë që ende është e pazbuluar mjaft nga shqiptarët, i keqkuptuar e jo rrallë i refuzuar pa asnjë arsye, sidomos në Shqipëri. E duke kujtuar Pipën duket përmendur veprat ‘Kritika-ese 1940-1944’ dhe ‘Kritika për Migjenin’, trilogjia ‘Albanica’, vëllim me më shumë se njëmijë faqe, e cila mund të përmbysë gjithë tezat e filologjisë shqipe, arsye tjetër kjo e mospranimit të Pipës në rrethet kulturore të politizuara e të indoktrinuara të kulturës shqiptare.
E pas kësaj vepre madhore, duhet përmendur mijëra faqe të tjera: ’Shkrimet estetike’; ‘Paradigma Gramshi’; vëllimet kushtuar Montales e Dantes; ‘Skicë për konceptimin e jetës’; ‘Morali dhe besimi tek Bergson’, “Gjuha shqipe dhe kultura’ ; letërkëmbimi tepër i pasur me personalitet më në zë të diasporës etj etj. Mijëra faqe të panjohura për një personalitet akoma të panjohur siç duhet në vendin e vet, të njohur e të pranuar nga gjithë bota. Këto vepra të Arshi Pipës nxjerrin në dritë pikërisht këtë bir të dashuruar me popullin dhe tokën e vete, prandaj ai mbetët një studiues, letrar, patriot e demokrat i shquar. Po radhisim më poshtë listën e plotë të veprave të botuara të Pipës:
‘Lundërtarë’ , Tiranë 1944
Libri i burgut, 1959
Rusha, Munih 1968
Montale and Dante, Minneapolis 1968
Meridiana, Munih 1969
Albanian folk verse. Structure and genre, Munih 1978
Albanian literature. Social perspectives, Munih 1978
Hieronymus de Rada, Munih 1978
Studies on Kosova (me Sami Repishtin) Nju Jork 1984.
The politics of language in socialist Albania, Nju Jork 1989
Albanian Stalinism. Ideo-political aspects, Nju Jork 1990
Contemporary Albanian literature, Nju Jork 1991 Subversion drejt konformizmit.
Fenomeni Kadare (sv. Subversion eller konformism. Fenomenet Kadare), Tiranë 1999 - posthum.







All the contents on this site are copyrighted ©.