Në Indi, një monedhë për të përkujtuar Nënë Terezën
(19.07.2010 RV)Qeveria indiane ka vendosur të presë një monedhë për të përkujtuar
100-vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare, të Lumes Nënë Tereza. Plani është miratuar
nga Eprorja aktuale e përgjithshme e Motrave të Dashurisë, motër Mari Prema, por paraqitja
zyrtare do të bëhet më 28 gusht, në Nju Delhi. Kjo është vetëm njëra nga nismat e
shumta, organizuar nga shoqëria civile e nga Kisha e Indisë, për të kujtuar Nënë Terezën.
“Falenderojmë qeverinë për këtë gjest fisnik – deklaroi zëdhënësi i ipeshkvijve indianë,
atë Babu Jozef. Kjo tregon mirënjohjen dhe dashurinë që indianët ndjejnë për Nënë
Terezën, ikonë e vërtetë bamirësie për të gjithë vendin”.