2010-07-18 11:35:58

Shqipëri: Aksidenti tragjik pranë fshatit Domen shkakton 14 viktima. Sot ditë zie kombëtare, ipeshkvijtë katolikë shprehin keqardhjen e ngushëllimet


(18.07.2010 RV)Janë 14 personat që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor pranë fshatit Domen në zonën e Fushë-Arrëzit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 dje e shtunë më 17 korrik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me tragë PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 30 metra në një greminë. Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur.
Qeveria e Shqipërisë shpall 18 korrikun, dite zie kombëtare. Ipesjhkvijtë katolikë të Shqipërisë shpreh keqardhejn e saj për këtë tragjedi dhe solidaritetin me familjet e viktimave.

Policia: Viktimat në Spitalin Ushtarak, Marie Prenga, 60 vjeç, Elona Mustafa, 12 vjeç
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se përvec 12 viktimave të konfirmuara më parëm, kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe dy shtetase, përkatësisht: Marie Prenga, rreth 60 vjeç, Elona Mustafa, rreth 12 vjeç.

Ndërkohë sipas informacioneve nga policia “Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezulton se: shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim”.
Ekspertët e policisë rrugore, të cilët vijojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik pranë fshatit Domen në Zonën e Fushë-Arrëzit, thonë se kanë parë shenja të forta frenimi.
Paraprakisht zyrtarët thonë jozyrtarisht se ose autobusi i pasagjerëve ka pësuar ndonjë defekt, ose shoferin e mjetit Zef Gjinin e ka zënë gjumi, duke humbur kontrollin.


Pritet të merren në pyetje të dëmtuarit nga ky aksident, dëshmitë e të cilëve do të hedhin dritë mbi rrethanat e ndodhjes së aksidentit.

“Aktualisht po marrin ndihmën e kualifikuar mjekësore pranë Spitalit Ushtarak 10 të dëmtuar nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Shkodrës” thuhet në deklaratën e policisë.

Konferenca Ipeshkvnore katolike e Shqiperise mbi aksidentin në aksin rrugor Rreshen-Fusharrez

E informuar mbi ngjarjen e rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Fusharrëz, në të cilin ka pasur viktima dhe të plagosur, Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë, shpreh keqardhejn e saj për këtë tragjedi dhe gjithashtu solidaritetin e saj me familjet e viktimave duke shpresuar që të përjetojnë sa më lehtë këta momente vështirësie që i kanë prekur nga afër.
I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur.
Tragjedi të tilla, që prekin mbarë opinionin publik, duhet të stimulojnë akoma më shumë afërsinë tonë njerëzore e gjithashtu edhe kujdesin në rrugët tona qoftë nga ana e atyre që drejtojnë automejtet e qoftë nga ana e autoriteteve policore.

Për Konferencën Ipeshkëvore të Shqipërisë

Imzot Rrok Mirdita
President







All the contents on this site are copyrighted ©.