2010-07-17 13:19:26

Më 17 korrik kalendari përkujton Shën Terezën e Shën Agostinit e shoqet martire të Kompienjës


Kuvendi i karmelitaneve të zbathura, kushtuar Lajmërimit të Zotit, u hap më 1648. Para se të shpërthente revolucioni francez, jeta në bashkësi kalonte qetë-qetë, me lutje, meditim e punë. Revolucioni ra si stuhi mbi kuvendin paqtor.
Autoritetet i urdhëruan karmelitanet të largoheshin nga kuvendi e të hiqnin dorë nga jeta rregulltare. Por motrat nuk pranuan. Qëndruan në kuvend deri në shtator të vitit 1792, kur i detyruan të largoheshin. Nëna eprore, Shën Terza e Shën Agostinit, gjeti tri banesa për t’i sistemuar rregulltaret. Para se t’i jepte lamtumirën kuvendit, e gjithë bashkësia bëri kushtin e flijimit para Zotit, duke iu lutur që Kishës e shtetit t’u rikthehej paqja e humbur.

Që të vijonin jetën si rregulltare, pa ngjallur dyshime, më 19 shtator 1972 Nëna eprore i lejoi murgeshat të bënin betimin për idealet e revolucionit: “Liri, barazi vëllazërim”. Por dikush i paditi. Më 21 qershor 1794 banesat u kontrolluan imtësisht. Me që u gjetën rruzare e figure të Zemrës së Krishtit, murgeshat u burgosën, u gjykuan e u dënuan me vdekje, me akuzën ‘të lidhura me fenë’.

Më 17 korrik 16 karmelitanet u rreshtuan para gijotinës, duke kënduar himnin ‘Veni Creator’. Ranë në duart e xhelatit, pasi përsëritën kushtet para Nënës Eprore, koka e së cilës u rrokullis e fundmja. Përmbushën kështu kushtin që kishin bërë: u fljuan për paqen e Kishës e të Francës.Më 13 maj 1906 u shpallën të Lume nga papa Piu X..







All the contents on this site are copyrighted ©.