2010-07-16 17:50:02

Kardinali Kordes do të çojë në Haiti ndihmat e Papës për të dëmtuarit nga tërmeti


(16.07.2010 RV)Kryetari i Këshillit Papnor Cor Unum (një Zemër e Vetme), do të shkojë më 22 korrik në Haiti ku, në emër të Papës, do të dorëzojë dhuratën e parë prej 250 mijë dollarësh, për të krijuar kështu, mundësinë e fillimit të rindërtimit të shkollës “Shën Françesku i Sales”, në Port-o-Prëns, rrënuar nga tërmeti i 12 janarit të kaluar. Njoftimin e jep një komunikatë e Cor Unum. Hirësia e Tij do të çojë në vendin e dëmtuar edhe një ofertë, gjithnjë nga ana e Papës, për Karitasin e Haitit.
Kardinali viziton Haitin në kuadrin e takimit vjetor të Këshillit të Administratës së Fondacionit Populorum Progressio, që do të mbahet nga 20 deri më 23 korrik, në Santo Domingo.







All the contents on this site are copyrighted ©.