2010-07-14 17:10:09

Pas atentateve në Ugandë, e diela e ardhshme do t’i kushtohet lutjes për paqe. Ngushëllimet e Papës.


Papa shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve njerëzore në atentatet e Ugandës, të dilën e kaluar. Njoftimin e jep ipeshkvi i Kampalës i cili, përmes një komunikate, shpërndarë dje, nënvizon se Papa lutet për 76 të vdekurit, për të plagosurit e për familjet, që u bënë, pa dashur, protagoniste të atentatit gjakatar në fshatin etiop të Kabalangës e në Kiadondo Ragbi Kllab në Lugogo.
Imzot Ciprian Kizto Luanga njofton se në të gjitha famullitë e Ugandës, të dielën e ardhshme, më 18 korrik, do të kremtohen lutje të veçanta për viktimat e atentateve.
E më pas, dënon ashpër ata që kryejnë akte të tilla dhune, pa pikë kuptimi, duke i shkaktuar vuajtje njerëzve të pambrojtur e duke treguar qartë se kush i derdh gjak të pafajshëm, nuk e di ç’është respekti për njeriun e për jetën njerëzore.
Një thirrje e fuqishme, pra, në të cilën bashkohen zëra nga të katër anët e Afrikës, duke kërkuar të hiqet dorë nga dhuna, si mjet për zgjidhjen e konflikteve e që në çdo çast, kur të ketë mosmarrëveshje, të ndiqet rruga e dilogut. E imzot Ciprian Kitzo Luanga e përfundon thirrjen duke siguruar se Kisha vendase do të lutet për viktimat e për të gjithë ata, që u plagosën e u veshën në zi, me besim se Zoti do t’u japë guxim e forcë!
Të bashkohemi me lutjen e vëllezërve në fe, që Zoti t’i ngushëllojë e t’u hapë rrugë të reja pajtimi e shprese.







All the contents on this site are copyrighted ©.