2010-07-14 16:36:00

Ipeshkvijtë e Bashkimit Evropian diskutojnë për islamin e laicitetin


(14.07.2010 RV)“Roli i besimtarëve në luftën kundër diskriminimit dhe denigrimit, bazuar mbi përkatësinë fetare” është tema e takimit, që vijon në Bruksel. Marrin pjesë përfaqësues të botës hebraike, islamike e kristiane. Organizator, Komisioni i Konferencave Episkopale të Bashkimit Evropian (COMECE), në të cilin bëjnë pjesë ipeshkvijtë përfaqësues të 24 konferencave ipeshkvnore të Kontinentit.
Gjatë diskutimeve, po vërehet se kohët e fundit diskriminimet dhe denigrimet, bazuar mbi fenë, përbëjnë një problem gjithnjë më të ndërlikuar në Evropë e në viset fqinje. Prandaj, siç nënvizon një notë, pjesëmarrësit në seminar po përpiqen t’i japin përgjigje disa pyetjeve, si: ç’na mëson përvoja e kaluar lidhur me denigrimet fetare në Evropë? Si duhet ta trajtojnë Kishat e bashkësitë fetare problemin e mprehtë të diskriminimit? Ç’rol duhet të luajnë, për të fuqizuar bashkëpunimin reciprok? Si mund të bashkëpunojnë me shoqërinë civile e politike, për promovimin e shoqërive paqësore e tolerante?







All the contents on this site are copyrighted ©.