2010-07-14 13:36:39

Franca i thotë jo burkës


Parlamenti francez miratoi ndalimin e burkës në të gjithë vendin. Pra, Asambleja kombëtare franceze ndalon mbulimin e plotë të trupit, për shembull me ferexhe apo bruka. Kështu femrat myslimane që jetojnë në Francë nuk do të mund të përdorin më velin islamik integral në publik. Këtë vendim pra mori Asambleja Kombëtare Franceze me shumicën e votave.
Sipas ligjit të qeverisë konservatore, qytetarëve në përgjithësi u ndalohet të mbulojnë fytyrën në publik. Kush e shkel ligjin, dënohet me gjobë 150 euro e detyrohet të frekuentojë kurset e edukimit qytetar. Burrat që i detyrojnë gratë e femrat të mbajnë ferexhe, rrezikojnë një vit burg ose gjobë deri në 30 mijë euro. L
igji duhet të aprovohet edhe nga Senati e pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit tjetër. Kujtojmë se në Francë jeton pakica më e madhe myslimane në Evropë. Në muajin prill, ferexheja u ndalua edhe në Belgjikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.