2010-07-14 13:46:25

Anija libiane me ndihma për në Gaza në drejtim të portit egjiptian, El-Erish.


Anija “Amalthea” me ekuipazhin libian e dërguar nga Fondacioni Gadafi për në Gaza me ndihma humanitare për palestinezët e Rripit të Gazës ka ndërruar drejtim drejt portit Egjiptit El Arish, pas paralajmërimeve e kërcënimeve izraelite, njoftojnë burimet ushtarake të Izraelit.
Anija sipas burimeve libiane kishte ndihma humanitare për popullsinë në Rripin e Gazës. Izraeli prej kohësh ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë anije të shkojë drejt në Gaza.
Radarët izraelit kanë treguar se si Amalthea po i afrohet ju-lindjes së portit El-Erish, ku pritet të mbërrijë rreth orës 16.00 evropiane. Radioja izraeliane njoftoi se një person afarist hebre e austriak Martin Schlaff është duke ndërmjetësuar ndërmjet qeverisë izraelite e fondacionit Gheddafi.







All the contents on this site are copyrighted ©.