2010-07-13 17:05:33

Luftë deklaratash Iran-SHBA për shkencëtarin iranian.


(13.07.2010 RV)Kanë qenë vetë amerikanët ata që ia dorëzuan ambasadës pakistanase në SHBA shkencëtarin iranian Shahram Amiri, grabitur nga CIA në Arabi Saudite, sipas deklaratave të mëparshme të Iranit. Kështu pohon televizioni iranian, sipas të cilit shkencëtari ka deklaruar se shërbimi sekret amerikan ishte përpjekur ta riatdhesonte në Iran pa bërë shumë zhurmë, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Përkundrazi, sipas Uashingtonit, Amiri vendosi të kthehet në Iran vullnetarisht, ndryshe nga tre shtetasit amerikanë në dorë të Teheranit, për të cilët Uashingtoni po kërkon lirimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.