2010-07-13 17:05:04

Jeruzalem: Barrozo prishjet në Jeruzalemin lindor nuk janë të ligjshme dhe janë pengesë për paqën.


(13.07.2010 RV)Kryetari i Komisionit të BE, Zhoze Manuel Durao Barrozo denoncoi sot rifillimin e prishjeve të ndërtesave të palestinezëve në Jeruzalemin lindor gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Autoritetit palestinez Salam Fajad.
“Dua të shpreh shqetësimin tim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Jeruzalemin lindor.” shpjegoi Barrozo. “Bëhet fjalë për nisma që nuk na çojnë askund. Kolonitë dhe prishja e ndërtesave janë të paligjshme, përbëjnë thyerje të së drejtës ndërkombëtare, përbëjnë një pengesë për paqën dhe ka mundësi të bëjnë të pamundur një zgjidhje paqësore të bazuar tek nocioni i dy shteteve.” – shtoi Barrozo. Edhe kryeministri palestinez Fajad e kritikoi rëndë vendimin e Izraelit për të vazhduar me prishjen e ndërtesave palestineze në Jeruzalem. “Kjo është në kundërshtrim me idenë e realizueshme të paqës për dy shtete” – vuri në dukje Fajad.







All the contents on this site are copyrighted ©.