2010-07-13 17:05:43

Francë: votohet për ndalimin e burkës në vend.


(13.07.2010 RV)Asamblea kombëtare franceze sot pasdite do të shprehet për projetkplanin e nxjerrjes jashtë ligji të çarçafit dhe të ferexhesë të grave myslimane në të gjithë territorin e Francës.
Projektligji ka mundësi të miratohet nga shumica dërrmuese e deputetëve. Deri tani vetëm të gjelbërit kanë lajmëruar se do të votojnë kundra, ndërsa socialistët dhe komunistët kanë lajmëruar se nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në votim.
Franca, që ka bashkësinë më të madhe myslimane në Evropë, nga 5 deri në 6 milionë vetë, synon ndalimin e burkës dhe të nikabit në të gjitha vendet publike, përfshi sheshet dhe rrugët.







All the contents on this site are copyrighted ©.