2010-07-13 15:56:17

Ekspertët evropianë në Tiranë për kriteret e vizave


Mbërriti në Tiranë një delegacion ekspertësh evropianë që do të vëzhgojë nga afër nëse Shqipëria i ka plotësuar 3 kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave. Lajmi u konfirmua dje nga zyra e shtypit të KE në Tiranë, ndërsa theksohet se ekspertët e ardhur nga Brukseli do të vlerësojnë nëse janë rritur kapacitetet për zbatimin e ligjit, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për sekuestrimin e pasurive kriminale.
Zyra e shtypit e KE se nuk ka dhënë informacion rreth përbërjes së delegacionit apo axhendës së këtij misioni. Informacionet që këta ekspertë do të mbledhin në terren do ti dërgohen zyrtarëve të BE, të cilët në shtator pritet të përpilojnë edhe raportin përfundimtar, që i lejon Shqipërisë dhe Bosnjes, të fitojnë ose jo liberalizimin e vizave.
Në këtë kuadër, eurodeputetja Tanja Fajon do të prezantojë një projektrezolutë, votimi i së cilës do të kërkohet që të mos shtyhet. Nëse ekspertët do të japin një vlerësim pozitiv, vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Brendshëm të 27 vendeve anëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.