Në Japoni disfatë e Partisë demokratike progresiste në zgjedhjet e djeshme.
Partia e qeverisë humb shumicën në Dhomën e lartë të Parlamentit. Tani për të qeverisur
duhet të gjejë aleatë. Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, përjashton dorëheqjen pas
rezultateve të zgjedhjeve të djeshme për përtëritjen e Senatit që shënoi humbjen
e qendrës së majtë. Pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e Senatit, kryeministri
Naoto Kan pranoi se janë bërë gabime e një prej shkaqeve për humbjen e Partisë së
tij Demokratike ishte paralajmërimi për ngritjen e tatimeve, deklaroi kryeministri,
i cili në këtë post është zgjedhur para një muaji. Në votimet e fundit për Senat të
dielën koalicioni i tij i majtë qeveritar, ka humbur shumicën. Në të ardhmen koalicionit
qeveritar i duhet të gjejë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, për të miratuar projektligjet
që do të paraqiten në parlament.