2010-07-12 18:02:30

Komandanti Fitzgerald nesër në Kosovë


Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Ficxherald, do të vizitojë sërish nesër, më 13 korrik Kosovën. Siç njofton selia e KFOR it, Fizxherald do të vizitojë Shtabin qendror të KFOR it, dhe do të njoftohet nga gjenerali Markus Bentler, por nuk është cekur arsyeja e vizitës së tij. Të dy Komandantët do të mbajnë një konferencë për media në orët e pasdites. Ficxherald për herë të fundit ka vizituar Kosovën gjatë javës së fundit të muajit qershor. Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli është një nga komandat ushtarake të NATO s. Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli i raporton Komandantit Suprem të Foracve të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) në Shtabin Suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë, Casteau, Belgjikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.