2010-07-12 18:17:22

Atentat i dyfishtë në Kampala, 78 të vdekur


Në qytetin e Ugandës, Kampala 78 të vdekur, janë viktima të atentatit të dyfishtë, që tronditi mbrëmë gjithë Ugandën, goditur rëndë nga terrorizmi. Është fjala për dy bombat, që shpërthyen në dy lokale të kryeqytetit, të mbushura përplot me njerëz gjatë finales së Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Më parë, një grup i afërt me Al Kaidën kishte kërcënuar me sulme në Ugandë dhe në Burundi, sepse këto dy vende kanë dërguar ushtarë në misionin paqësor në Somali. Presidenti amerikan, Barak Obama, e dënoi këtë sulm. Ndër viktimat është edhe një shtetas amerikan
Njollat e gjaku mbi Kampionatin botëror të futbollit, tregojnë edhe një herë fytyrën e vërtetë të terrorizmit, që vihet ballë për ballë me festën botërore, plot ndjenja të bukura e paqësore, frymëzuese për rrugën e “Fitoreve të skuadrës”, jo të “krimeve të skuadrës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.