2010-07-11 15:13:11

Papa: Shën Benedikti, Abat është pajtor qiellor i Evropës dhe papnisë sime


Miq të dashur, - tha Papa sot gjatë lutjes së Engjellit të Tënzot në Kastegalndofo, dëshiroj të kujtoi se sot Kisha përkujton shën Benediktin nga Norça, shën Benedikti pajtor i madh qiellor i papnisë sime, atë e ligjdhënës i jetë murgare perëndimore. Ai, siç tregon shën Gregori i Madh, citoi, “qe njeri me një jetë të shenjtë....me emër e në saj të hirit”. “Shkroi Rregullën për murgjit...pasqyrë e një mësimi të mishëruar në jetën e tij personale: vërtet shenjti nuk mundi në mënyrën më absolute të mësonte ndryshe nga se siç edhe jetoi”, thotë Shën Gregori. Papa Pali VI e shpalli shën Benediktin Pajtor të Evropës më 24 tetor 1964, duke njohur e vlerësuar veprën e mrekullueshme bërë për formimin e qytetërimit evropian, kujtoi Ati i Shenjtë Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.