2010-07-09 15:41:37

Toni Bler : Pavarësia e Kosovës ishte e drejtë


Ish kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bler, sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, foli në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës mblidhur për nder të tij. Po sot Toni Bler u nderua nga Universiteti i Prishtinës me tutullin "Doctor honoris Causa" për të gjithatë që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj në ditë më të vështira.
Në mesditë Toni Bler para Teatrit Kombëtar, në sheshin që mban emrin e Nënës Terezë, takoi qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Bler viziton lokalitetin Graçanica afër Prishtinës, të banuar me serbë. Ish kryeministri britanik Toni Bler mbërriti dje në Prishtinë në orët e vona të pasditës dhe u prit me nderime më të larta shtetërore, si mik i madh dhe si burrë shtetas.
Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për nder të tij ishte rreshtuar garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me të mbërritur në Prishtinë, Bler është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas edhe nga Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.

Ish-kryeministri britanik Tony Blair deklaroi në kuvendin e Kosovës se ëndrra e tij është të shohë shtetin e ri, në radhët e Bashkimit Evropian, ku edhe mund të marrë rolin e vet për vendime të rëndësishme.
"Për ta bërë këtë ëndërr realitet ju duhet të jeni të sinqertë ndaj vlerave që sollën republikën e Kosovës. Këto vlera janë në punën tuaj por edhe në ato evropiane", u shpreh Blair.

Duke përshëndetur deputetët dhe popullin e Kosovës për respektin e treguar ndaj tij, Blair theksoi se ky vend ka dëshmuar se mund ta bëjë të pamundurën të mundur,ndërsa uroi që edhe në të ardhmen Kosova të tregojë të njëjtën fryme vullneti dhe angazhimi për të ecur më tej.







All the contents on this site are copyrighted ©.